30.12.2025.

STANKOVIQ DHE KIF VIZITUAN PRESHEVËN

  • In Lajme
  • 7. September 2015.
  • 39 Views
STANKOVIQ DHE KIF VIZITUAN PRESHEVËN

Preshevë – Kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq dhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Beograd, Denis Kif, kanë vizituar maternitetin në Preshevë, në të cilin çdo ditë ndihmë kërkojnë edhe shtatëzanat të cilat arrijnë nga fluksi i emigrantëve nga vendet e Lindjes së Afërt.

Preshevë – Kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq dhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Beograd, Denis Kif, kanë vizituar maternitetin në Preshevë, në të cilin çdo ditë ndihmë kërkojnë edhe shtatëzanat të cilat arrijnë nga fluksi i emigrantëve nga vendet e Lindjes së Afërt.

Stankoviq dhe Kif kanë shprehur kënaqësinë me punën e personelit të këtij insitucioni shëndetësor. Diplomati britanik vlerësoi edhe autoritet serbe por edhe qytetarët në raport me refugjatët, duke thënë se ky është edhe një shembull i mardhënieve të afërta dhe humane të qytetarëve të Serbisë ndaj refugjatëve.                                                                        

„Me këtë jam shumë i impresionuar”, tha Kif.

Rikujtoi se Britania e Madhe “ka pranuar rreth 6000 refugjatë nga Siria, për çka dhe janë nda rreth një miliard funta” dhe ka thënë që numri i rritur i emigrantëve nga territoret e përfshira në luftë paraqet problem europian.

“Ky është problem europian në të cilin secili shtet europian ka rolin e vet dhe mendoj që Serbia po e luan shumë mirë rolin e vet … dhe vlerësojmë përpjekjet të cilat i jep Serbia”, ka thënë ai.

Stankoviq theksoi se me drejtorin e Shtëpisë së Shëndetit, Mitat Sahitin, ka biseduar edhe mbi kujdesin në lindjet potenciale si edhe mbi ndihmën për shtatëzënat të cilat arrijnë në fluksin refugjatëve në Preshevë.

Sahiti ka rikujtuar se komuna e Preshevës për dy vite përballet me refugjatët dhe emigrantët dhe se numri i tyre gjatë verës është rritur dukshëm.

“Tani është numri më i madh i shtatëzënave sepse përfshijmë edhe Preshevën dhe kampin e Miratocës…paraqiten edhe me telefon dhe dalim në terren, ndërsa nësë është nevoja i dërgojmë për Vrajë ose Nish… deri më tani asnjë nuk është rrefuzuar”, ka thënë ai.

Sahiti theksoi se gjatë punës dymbëdhjetë orëshe pranohen katër deri pesë thirrje për angazhim. Sipas fjalëve të tij, duke iu faleminderuar UNHCR-së në Beograd, janë siguruar barërat edhe për shtatëzënat dhe për foshnjet.

“Ne qëndrojmë në shërbim dhe askush nga ata nuk është kthyer të gjithë kanë marrë ndihmë” ka thënë Sahiti duke vlerësuar se Serbia është në një sprovë shumë më të madhe se sa Greqia dhe Maqedonia prej nga vijnë refugjatët. Për të gjithë që arrijnë sigurohet ushqim dhe kujdesi mjekësor, shtoi ai.

Kryetari i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë së bashku me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Serbi Denis Kifin kanë vizituar Qendrën për pranim të refugjatëve në Preshevë, si dhe qendrën tek fshati Miratocë në Preshevës, në të cilin refugjatët drejtohen kur numri i tyre  i tejkalon kapacitetet e qendrës në Preshevë.

Stankoviq me atë rast deklaroi se me ardhjen e dimrit, në atë qytet së shpejti do të fillojë ndërtimi i objektit  nga materiali i fortë  për strehimin e refugjatëve nga Lindja e Afërt dhe Afrika Veriore.

“Shatorët nuk janë të përshtatshëm për strehimin e refugjatëve, e posaqërisht kur vjen dimri ashtu që në vjeshtë do të filloj ndërtimi i objekteve të forta edhe në Qendrën e pranimit në Preshevë edhe në Miratoc“, deklaroi Stankoviq.

Kryetari i Trupit Koordinues tha se së shpejti Qendra pranuese në Preshevë dhe Miratoc do të pajiset me tri skenera të rinj për bagazh ashtu që do të shpejtohet kontrolla e bagazhit të refugjatëve dhe dhënia e dokumenteve të duhura për qëndrim dhe tranzit nëpërmjet Serbisë.

Sipas fjalëve të tija, në dy qendrat e pranimit në komunën e  Preshevës do të dërgohen edhe katër ekipe mjekësore, zjarrëfikësi si dhe një cisternë me ujë të pijshëm.

Burimi: Tanjug, RTS1 dhe Trupi Koordinues 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака