02.01.2026.

SHQIPRIM ARIFI BESON NË ARDHMËRINË E PËRBASHKËT NË JUG TË VENDIT

  • In Lajme
  • 7. November 2016.
  • 38 Views
SHQIPRIM ARIFI BESON NË ARDHMËRINË  E PËRBASHKËT NË JUG TË VENDIT

Preshevë – Sipas fjalëve të kryetarit të komunës së Preshevës Shqiprim Arifit, komuna e Preshevës paraqet lidhjen në mes Qeverisë së Serbisë dhe Shqipërisë, gjë që është vërtetuar edhe gjatë bisedës së mëparshme të kryeministrave të dy shteteve në Nish.

Preshevë – Sipas fjalëve të kryetarit të komunës së Preshevës Shqiprim Arifit, komuna e Preshevës paraqet lidhjen në mes Qeverisë së Serbisë dhe Shqipërisë, gjë që është vërtetuar edhe gjatë bisedës së mëparshme të kryeministrave të dy shteteve në Nish.

“Mundësitë politike të komunës së deritanishme të “mbyllur” kanë ndryshuar dhe është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi me përfaqësuesit e shtetit. Megjithatë, deri tek disa zgjidhje mund të vijmë vetëm në bashkëpunim mes Shqiprisë dhe Serbisë, ndërsa ne kemi potencial që bashkon dhe paraqesim urën tonë në mes dy vendeve”, deklaroi Arifi. 

Kështu që problemi i teksteve shkollore në gjuhën shqipe është zgjidhur në mënyrë më të mirë të mundshme, ndërsa për këtë rezultat pozitiv kanë merita të dy palët. 

„Është i nevojshëm bashkëpunimi i Këshillit Nacional të Shqiptarëve dhe ministrive të arsimit të Shqiprisë dhe Serbisë. Pas takimit me kryministrat Vuçiq dhe Rama, ne jemi dakorduar rreth çështjes dhe është duke u punuar në këtë, dhe jam i sigurt që e gjithë kjo do të rregullohet deri në fillim të vitit të ardhshëm akademik“, ka thënë Arifi, duke shtuar se Qeveria e Serbisë duhet ta zgjidh edhe kërkesën për kthimin e gjykatës, përkatësisht Prokurororisë në Preshevë.

Arifi ka thënë se pret nga shteti që t’i ndihmoj investitorët të cilët dëshirojnë të investojnë në këtë pjesë të Serbisë, në të cilën në mënyrë të barabartë është i rëndësishëm edhe integrimi i shqiptarëve në insitucionet zyrtare, ndërsa në këtë është i nevojshëm bashkëpunimi me përfaqësuesit e vetqeverisjes lokale.

 „Shembull të mirë për këtë është qasja e përbashkët në zgjidhjen e krizës së emigrantëve, duke marrë parasysh në atë që Presheva ka arritur që të përballet me një problem të madh ndërkombëtar. Banorët e kësaj komune kanë treguar humanizëm dhe solidarizëm të lartë me refugjatët“, ka thënë Arifi, duke theksuar se ende nuk është zgjidhur problemi i mbeturinave dhe mungesës së ujit, probleme të cilat i brengosin të gjithë qytetarët e Preshevës.

Për fat, egziston vullnet i mirë që ky problem të zgjidhet përfundimisht në bashkëpunim me ministritë e Republikës së Serbisë dhe institucioneve ndërkombëtare.

Burimi: Vranjske Novosoti dhe Trupi Koordinues

 

Pogledajte još

Najnovije

Arhiva članaka