02.01.2026.

SHOQATA E MËSUESVE TË BUJANOCIT NË AKSIONIN “ME SHTUPË DERI TEK BUZËQESHJA”

  • In Lajme
  • 7. November 2016.
  • 47 Views
SHOQATA E MËSUESVE TË BUJANOCIT NË AKSIONIN “ME SHTUPË DERI TEK BUZËQESHJA”

Bujanoc – Shoqata e Mësuesve të Bujanocit (BUDU), e cila është themeluar para tri viteve ka është përfshi në aksionin humanitar “Me shtupë deri tek buzëqeshja”, i cili ka filluar në vitin 2012 në Novi Sad.

Bujanoc – Shoqata e Mësuesve të Bujanocit (BUDU), e cila është themeluar para tri viteve ka është përfshi në aksionin humanitar “Me shtupë deri tek buzëqeshja”, i cili ka filluar në vitin 2012 në Novi Sad.

Qëllimi i aksionit është reciklimi i shtupave plastik të mblidhen të hollat për ndihmë rreth përfshirjes të fëmijëve me invaliditet apo më pengesa në zhvillim në procesin arsimor dhe edukativ.

„Shoqata e Mësuesve të Bujanocit (BUDU), sëbashku me nxënësit dhe qytetarët, grumbullon shtupa të fortë të shisheve plastike, të cilat sëshpejti do të dërgohen në qendrën recikluese, sigurisht në organizatën e Novi Sadit „Me shtupë deri tek buzëqeshja“, rreth së cilës do t’iu njoftojmë se në cilën ditë“, tha Snezhana Mitiq, përfaqësuese e BUDU-s.

Me ftesën për marrjen e shtupave të grumbulluara, Shoqata e Mësuesve të Bujanocit do të dërgoj edhe kërkesën për marrejn e mjeteve të grumbulluara gjatë këtij aksionit humanitar.

 „Shkolla e jonë është njëri ndër institucionet edukativo-arsimor në Serbi, ku ka nxënës në të cilat është i duhur ky lloj i ndihmës. Mjetet e grumbulluara në kuadër të këtij aksioni do të jenë të mirëseardhura për disa fëmijë tjerë në shkollat dhe çerdhet tjera. Ftoj të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që të përfshihen në këtë gjest humanitar“, ka apeluar Snezhana Mitiq.

Aksioni “Me shtupë deri tek buzëqeshja”, ka rol të trefishtë. Përveç reciklimit të mbeturinave dhe rritjes së vetëdijes mbi mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit jetësor, zhvillohet humanizmi dhe solidarizmi tek fëmijët dhe tek të rriturit.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues 

 

Pogledajte još

Najnovije

Arhiva članaka