02.01.2026.

SHKOLLA NË LEVOSOJ FITON SALLËN E EDUKATËS FIZIKE

  • In Lajme
  • 8. November 2016.
  • 31 Views
SHKOLLA NË LEVOSOJ FITON SALLËN E EDUKATËS FIZIKE

Bujanoc, Levosoj – Zëdhënsi i kryetarit të komunës së Bujanocit Stojança Arsiq, drejtori i Njësisë për Menaxhimin e Projekteve të Beogradit (JUP) “Hulumtimi dhe zhvilli” Goran Kërviq dhe drejtori i shkollës fillore “Vuk Karaxhiq” në Levosoj Dragan Tomiq, e cila ka shënuar 110 vjetorin e egzistimit dhe punës, në mënyrë solemne kanë vurë gurthemelin për ndërtimin e sallës së edukatës fizike.

Vlera e punimeve në këtë projekt, hapësira e përgjithshme e të cilës është 900 metra katror, është rreth 314.000 euro. Afati i planifikimit për kryerjen e punimeve ndërtimore është nëntë muaj.

Pas ndërtimit të sallës së edukatës fizike, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik, në bashkëpunim me Njësinë për Menaxhimin e Projektit (JUP), do të siguroj pajisjet e nevojshme për këtë objekt.

Drejtori i JUP-it “Hulumtimi dhe zhvillimi”, Goran Këvrgiq, ka thënë se kjo është njëra ndër 216 shkolla të cilat do të rekonstruktuohen në këtë mënyrë, ndërsa deri më tani janë kryer pesëmbëdhjetë shkolla.

Zëdhënsi i kryetarit të komunës së Bujanocit, Stojança Arsiq, ka deklaruar se objekti nuk do të jetë i fundit në komunën e Bujanocit “në të cilin do të përmirësohen kushtet për punë”. Ai theksoi se “do të ishte  e pamundur e gjithë kjo pa mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe pa angazhimin e madh të drejtorit të shkollës dhe vetqeverisjes lokale”.

Në shkollën fillore “Vuk Karaxhiq” në Levosoj, e cila është njëra ndër më të vjetërat në territorin e komunës së Bujanocit, ndërsa në të cilën janë punësuar 35 punëtorë, këtë vit shkollor e ndjekin 120 nxënës në ndarë në 11 paralele.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues 

Pogledajte još

Najnovije

Arhiva članaka