02.01.2026.

SHKA “KOLO” KA SHËNUAR 85 VJETORIN E EGZISTIMIT ME MYSAFIRËT NGA GREQIA

  • In Lajme
  • 6. November 2017.
  • 38 Views
SHKA “KOLO” KA SHËNUAR 85 VJETORIN E EGZISTIMIT ME MYSAFIRËT NGA GREQIA

Bujanoc – SHKA “Kolo”, shoqata me e vjetër kulturoro-artistike në Bujanoc, e themeluar më vitin 1932, me emrin “Polet”, ka shënuar 85 vjetorin e egzistimit me një koncert të madh në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc.

Në koncertin të cilin e hapi kori i kishës “Sveti Prohor Pçinjski”, pranë publikut të Bujanocit janë shfaqur edhe mysafirët nga Greqia, të cilët kanë prezentuar korografinë nga rrethi i Selanikut.

Nikoqiri Sllobodan Dimitrijeviq ka rikujtuar se SHKA “Kolo” nga viti 1972, ka pasur më shumë se 2.000 performanca në tërë Serbinë, në ish-SFRJ dhe pothuajse në tërë Europën, ndërsa përmes kësaj shoqate kanë kaluar rreth gjashtë apo shtatë mijë anëtarë.

Vend të merituar në ngjarje ka pasur zoja Morija Kovaçeviq, ish kryetarja e SHKA “Kolo” dhe kerografja më e merituar pa të cilën nuk mund të paramendohet historia e shoqatës, e cila me vallet e folklorit ka mësuar shumë gjenerata të kësaj shoqateje.

Ky manifestim pas koncertit është vazhduar në restorantin “Etno Mehana 2015” në Bujanoc.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака