Bujanoc – Shoqata e Romeve të Bujanocit ka shpallur ftesë publike romeve të papunësuara nga komuna e Bujanocit për pjesëmarrje në trajnimet e qepjeve, e cila do të zgjas deri më 12 nëntor 2016. Ftesa publike është publikuar në ueb faqen e komunës së Bujanocit, në kuadër të projektit “Forcimi i romeve në Bujanoci për punësim dhe vetëpunësim”. Financohen Unionet Europiane dhe Qeveria e Zvicrrës dhe Republikës së Serbisë përmes programit të EU Progresit.

Qëllimi i projektit i cili do të realizohet deri në qershor 2017, është forcimi ekonomik i romeve përmes trajnimit për qepje dhe rrobaqepësi përshkak të punësimit të lehtë apo vetëpunësimit. Programi i trajnimit është i dedikuar për më shumë se 10 rome të papunësuara. Trajnimi do të zgjasë gjashtë muaj dhe do të realizohet prej nëntori 2016, në punëtorinë e qepjes “Linda” me instruktoren e qepjes dhe rrobaqepësisë. Pas përfundimit të trajnimit kandidatët do të japin provimet finale në Universitetin Kombëtar në Vranjë. Ato të cilat kalojnë provimin final do të fitojnë çertifikatat për realizimin e veprimtarisë së rrobaqepësisë, ndërsa më të suksseshmet në realizimin e kësaj pune do t`i jepet donacion makina për qepje, si mjetë kryesor për punë.
Të drejtë për pjesëmarrje në programin e trajnimit kanë romet e papunësuara me minimum të moshës 15 vjeçare, me shkollim të kryer professional nga shkalla e parë deri tek e katërta dhe me vendbanim apo vendqendrim në territorin e komunës së Bujanocit. Të gjitha informacionet e nevojshme, kandidatet potenciale mund të marrin në Shoqatën e Romeve të Bujanocit, rr. Nikolla Teslla nr. 2, Bujanoc, përmes postës elektronike: udr.zenabujanovac@gmai.com; në facebook të Shoqatës apo përmes numrit të telefonit 017-654-163.
Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues