Nish – Organizata joqeveritare Jurom do të vendos paisjet kundër zjarrit në 22 vendbanimet rome në territorin e dhjetë komunave të jugun e Serbisë (Zhitoragjë, Prokuple, Kurshumli, Leskoc, Bojnik, Leban, Vlladiçin Han, Surdulicë…
Nish – Organizata joqeveritare Jurom do të vendos paisjet kundër zjarrit në 22 vendbanimet rome në territorin e dhjetë komunave të jugun e Serbisë (Zhitoragjë, Prokuple, Kurshumli, Leskoc, Bojnik, Leban, Vlladiçin Han, Surdulicë, Vrajë dhe Bujanoc), ka deklaruar në Nish drejtori i kësaj organizate Osman Balliq.
Balliq ka thënë se projekti është nisur që të rritet siguria e banorëve të vendbanimeve rome dhe që ata të edukohen rreth rëndësisë së mbrojtjes kundër zjarrit. Ai ka kujtuar se në vitet e kaluara ka pasur shumë viktima në zjarret në vendbanimet rome në tërë Serbinë, në mesin e të cilave ka pasur edhe 12 fëmijë.
„Deri në korrik, kur projekti do të përfundoj, në vendbanimet rome do të trajnohen vullnetarët për fikjen e zjarrit. Ata pastaj do të intergrohen në shoqëritë vullnetare të zjarrëfiksëve", ka thënë Balliq.
Balliq ka thënë se në vendbanimet rome në pranverë do të organizohen tribunat në të cilat do të shfaqet filmi i shkurt rreth sjelljes në rastin e kaplimit të zjarrit, por do të ndahen edhe 10.000 fikëse zjarri për mbrojtjen kundër zjarrit.
Përfaqësuesit e Qendrës Jurom kanë theksuar se banorëve të venbanimeve rome rreziki më i madh iu kanoset nga instalimi jo i rregulltë i rrymës, prej mbeturinave të cilat digjen lehtë dhe nga flaka e hapur nga furra në derivatet e forta.
Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues











