02.01.2026.

RRITJE E MUNDSHME TË MJETEVE PËR FINANCIMIN E MEDIAVE

  • In Lajme
  • 15. November 2016.
  • 40 Views
RRITJE E MUNDSHME TË MJETEVE PËR FINANCIMIN E MEDIAVE

Bujanoc – Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, ka biseduar me përfaqësuesit e mediave lokale rreth mjeteve buxhetore për financimin e punës së tyre pwr vitin 2017.

Bujanoc – Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, ka biseduar me përfaqësuesit e mediave lokale rreth mjeteve buxhetore për financimin e punës së tyre pwr vitin 2017.

Ende pritet rekomandimi i Ministrisë së Financave të Republikës së Serbisë për përpilimin e buxhetit, kjo bisedë me përfaqësuesit e mediave ka qenë e para nga ato të planifikuarat në kuadër të diskutimit publik mbi projektimin e buxhetit komunal për vitin e ardhshëm.

„Dëshirojmë që në mënyrë adekuate t`i shikojmë mediat financiarisht. Megjithatë, këtu bëhet fjalë për të hollat e qytetarëve, kështu që deri më tani nuk dimë se a do të kemi hapësirë për rritjen e mjeteve buxhetore për këtë vit për informim publik prej 6,6 milionë dinarëve”, tha Kamberi, duke shtuar se në komunën e Bujanocit egzistojnë 12 media, në të cilat hyjnë edhe televizionet dhe radio stacionet, gazetat dhe ueb portalet.

Kryetari i komunës së Bujanocit ka thënë me rastin e planifikimit të arkës komunale për vitin 2017, do të përpiqet që për 5 deri 6 herë të rrit mjetet për zhvillimin ekonomik dhe njëqindpërqind për fushën e prodhimtarisë bujqësore.

“Sigurisht, kjo nuk do të thot se nuk do të shikojmë edhe mundësinë e rritjes së mjeteve të të hollave për financimin e mediave. Para kësaj, duhet t`i jepet përparsi atyrëve të cilët prodhojnë lajme lokale ndaj partnerëve të kësaj shoqërie. Duhet të konfirmohen edhe kriteret dhe parametrat strik të financimit të punës mediatike, rreth të cilës do të vendos komisioni kompetent. Do të shikojmë që të vlerësohet kualiteti dhe përmbajtja programore”, ka thënë Kamberi në fund të bisedës me përfaqësuesit e mediave.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака