01.01.2026.

QEVERIA E REPUBLIKËS SË SERBISË KA MIRATUAR PROPOZIM-NDRYSHIMIN E LIGJIT MBI FINANCIMIN E VETQEVERISJEVE LOKALE

  • In Lajme
  • 18. August 2016.
  • 35 Views
QEVERIA E REPUBLIKËS SË SERBISË KA MIRATUAR PROPOZIM-NDRYSHIMIN E LIGJIT MBI FINANCIMIN E VETQEVERISJEVE LOKALE

Beograd – Ministresha e administratës shtetërore dhe vetqeverisjes lokale Ana Bërnabiq, ka thënë se Qeveria e Republikës së Serbisë ka miratuar Propozim-ndryshimin e Ligjit mbi Financimin e Vetqeverisjeve Lokale, i  cili ligj parasheh zvogëlimin e pjesës së komunave dhe qyteteve në të ardhurat nga tatimi mbi fitimin. 

Ana Bërnabiq pas takimit me përfaqësuesit e komunave dhe qyteteve në Pallatin Serbia, ka deklaruar se pret që ky propozim “i cili do të ishte i rëndësishëm që Qeveria ta miratoj përshkak të Fondit Monetar Ndërkombëtar”, shumë shpejtë do të jet edhe pranë deputetëve të Kuvendit të Serbisë.

Bërnabiq ka theksuar se sipas propozim ligjit, nga tatimet e përgjithshme në të ardhura të cilat paguhen vetqeverisjeve lokale, në vend 80 % që janë tani, qyteteve në të ardhmen do t`i mbesin 77 %, kurse komunave 74%, ndërsa të tjerat do të shkojnë në buxhetin Republikan.

Ajo theksou se me miratimin e propozim ligjit të ri është paraparë që Beogradit të ardhurat t`i zvogëlohen më shumë, dhe se kryeqytetit në vend 70 %, në të ardhmen do t`i mbesin 60%.

“Kemi shikuar që zvogëlimi mesatarisht të jetë rreth katër përqind”, ka thënë Bërnabiq duke shtuar se vetqeverisjet lokale tani do të kenë më shumë motiv për të punuar.

Bërnabiq ka shtuar se vetqeverisjet lokale me këtë propozim me të cilin është paraparë më pak të holla për ata, nuk do të mbaj mbarrën e kursimeve prej tetë miliardë dinarëve, por kjo do të jetë 4,8 miliardë dinarë.

Ministresha ka theksuar se tatimi mbi fitim nuk zvogëlohet, por kjo do të ndahet në mes Republikës dhe vetqeverisjeve lokale. 

Kryetari i Beogradit Sinisha Malli, theksoi se përkrah këto ndryshime dhe se qyteti do të kishte pranuar dhe kërkesa më të mëdha.

Kryetari i Novi Sadit Millosh Vuçeviq, theksoi se ky projekt-ligj është më i përshtatshëm se ky që tani egziston, duke cekur se qyteti i Novi Sadit ka kaluar mirë në bazë të ligjit të ri.

Kryetari i komunës së Vërnjaçka Banjës, Boban Gjuroviq, ka thënë se Qeverisë së Serbisë i ka propozuar që zvogëlimi i vetqeverisjeve lokale t`i kompenzohet në mënyrë që Qeveria ta përkrah secilin projekt zhvillimor të vetqeverisjeve lokale.

Burimi: Beta, RTS dhe Trupi Koordinues

Pogledajte još

Najnovije

Arhiva članaka