Bujanoc – Për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme në vend Gjykata Themelore në Bujanoc shtyu seancat kryesore, veprimet procedurale dhe seancat dëgjimore në shumicën e rasteve, përveç në disa raste penale, urgjente dhe në ato raste kur ekziston rreziku i vjetërsimit të lëndëve.

Gjykata do të trajtojë çështjet penale në të cilat caktohet kujdestaria ose paraburgimi, në rastet kur viktima është e mitur, si dhe ato që lidhen me dhunën në familje, u kumtua të mërkurën nga gjykata e Bujanocit.
Gjykata gjithashtu shtyu përmbarimet, përveç në rastet e përmbarimit për mirëmbajtje.
Çështjet civile do të trajtohen vetëm në lëndët civile që kërkohen me ligj emergjencë, ndërsa në raste të tjera dëgjimore ato shtyhen.
Lëshimi i çertifikatave do të bëhet nëse aplikanti tregon arsyetimin e çështjes urgjente, me qëllim parandalimin e përhapjes së sëmundjeve infektive, thekson, ndër të tjera, në Udhëzimin mbi Punën e Gjykatës Themelore në Bujanoc gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.
TË GJITHA LAJMET RRETH CORONA VIRUSIT PËR BUJANOC, MUND T`I PËRCJELLNI NË LINKUN TONË DUKE KLIKUAR NË OVDE!
Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues