29.12.2025.

PUNA E GJYKATËS NË BUJANOC GJATË KOHËS SË GJENDJES JASHTËZAKONSHME

  • In Lajme
  • 19. March 2020.
  • 51 Views
PUNA E GJYKATËS NË BUJANOC GJATË KOHËS SË GJENDJES JASHTËZAKONSHME

Bujanoc – Për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme në vend Gjykata Themelore në Bujanoc shtyu seancat kryesore, veprimet procedurale dhe seancat dëgjimore në shumicën e rasteve, përveç në disa raste penale, urgjente dhe në ato raste kur ekziston rreziku i vjetërsimit të lëndëve.

Gjykata do të trajtojë çështjet penale në të cilat caktohet kujdestaria ose paraburgimi, në rastet kur viktima është e mitur, si dhe ato që lidhen me dhunën në familje, u kumtua të mërkurën nga gjykata e Bujanocit.

Gjykata gjithashtu shtyu përmbarimet, përveç në rastet e përmbarimit për mirëmbajtje.

Çështjet civile do të trajtohen vetëm në lëndët civile që kërkohen me ligj emergjencë, ndërsa në raste të tjera dëgjimore ato shtyhen.

Lëshimi i çertifikatave do të bëhet nëse aplikanti tregon arsyetimin e çështjes urgjente, me qëllim parandalimin e përhapjes së sëmundjeve infektive, thekson, ndër të tjera, në Udhëzimin mbi Punën e Gjykatës Themelore në Bujanoc gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.

TË GJITHA LAJMET RRETH CORONA VIRUSIT  PËR BUJANOC, MUND T`I PËRCJELLNI NË LINKUN TONË DUKE KLIKUAR NË  ОВДЕ!

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues

Погледајте још

Најновије

Архива чланака