02.01.2026.

PROGRAMI I UNDP-IS NË SERBI DHE QEVERIA E JAPONISË NDIHMOJNË PRESHEVËN QË TË AVANSOHET NË SHËRBIMET E UJËSJELLSIT DHE ATO KOMUNALE

  • In Lajme
  • 23. December 2016.
  • 35 Views
PROGRAMI I UNDP-IS NË SERBI DHE QEVERIA E JAPONISË NDIHMOJNË PRESHEVËN QË TË AVANSOHET NË SHËRBIMET E UJËSJELLSIT DHE ATO KOMUNALE

Preshevë – Përfaqësuesit e Ambasadës së Japonisë dhe Programit të UNDP-is në Serbi i kanë dorëzuar kryetarit të komunës së Preshevës, Shqiprim Arifit dokumentacionin teknik i cili do të mundësoj qytetarëve të këtyre komunave përmirësimin e ujësjellsit dhe shërbimeve kualitative komunale.

Pas pranimdorëzimit solemn të Projektit gjeneral të ujësjellsit të Preshevës, zyrtarisht janë hapur edhe hapësirat e reja të KP “Moravica”. Në këtë mënyrë është shënuar përfundimi i projektit njëvjeçar, me vlerë prej 130.000 dollarë amerikan, të cilin e ka financuar Programi UNDP në Serbi dhe Qeveria e Japonisë, ndërsa i cili është realizuar në bashkëpunim me komunën e Preshevës, Ministrinë për Administratë Shtetërore dhe Vetqeverisje Lokale dhe Komesaritatin për Refugjatë dhe Emigracion.

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka shprehur faleminderim ndaj Qeverisë së Japonisë dhe UNDP-is, sepse “kanë identifikuar nevojat e reja të vetqeverisjes lokale gjatë krizës së emigrantëve, dhe kanë ndihmuar komunën që më lehtë të përgjigjet sfidave dhe problemeve me të cilat ballafaqohen”.

Burimi: Beta, Juzhne Vesti dhe Trupi Koordinues 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака