02.01.2026.

PRANIMI PËR VIT TË RI TEK KRYETARI I KOMUNËS SË MEDVEGJËS

  • In Lajme
  • 4. January 2018.
  • 49 Views
PRANIMI PËR VIT TË RI TEK KRYETARI I KOMUNËS SË MEDVEGJËS

Medvegjë – Me rastin e Vitit të Ri dhe të festave të Krishtlindjeve, në sallën e Kuvendit të Komunës së Medvegjës u mbajt pritje e prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuara zhvillimore, përkatësisht një takim me anëtarët e shoqatës "Zemër për Fëmijët". Nebojsha Arsiq, kryetar i komunës së Medvegjës…

Medvegjë – Me rastin e Vitit të Ri dhe të festave të Krishtlindjeve, në sallën e Kuvendit të Komunës së Medvegjës u mbajt pritje e prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuara zhvillimore, përkatësisht një takim me anëtarët e shoqatës "Zemër për Fëmijët". Nebojsha Arsiq, kryetar i komunës së Medvegjës, tha se të gjithë fëmijët janë të njëjtë dhe se ata janë pasuria më e madhe që ata kanë.

“Përmes takimeve dhe manifestimeve të ndryshme, të cilat kanë përfshirë fëmijët me nevoja të veçanta, ne kemi parë se qytetarët tanë janë të hapur dhe të gatshëm për përfshirjen e këtij grupi të ndishëm, që është një tregues se jemi të bashkuar dhe marrin frymë sikur të jemi një. Jam krenar kur qëndroj para jush sot dhe kur mund të them që të gjithë së bashku bëjmë një komunitet që mund të marrin shembull edhe shumë bashkësi dhe qytete tjera shumë më të mëdha. Ne jetojmë në një mjedis shumëkombësh, i cili nuk është ndër komunat më të zhvilluara. Megjithatë, kur është fjala për të shtrirë dorën dhe për të ndihmuar, askush prej nesh nuk shikon se çka jemi shqiptarë, romë apo ndonjë nacionaliteti tjetër. Dëshirat e mia më të sinqerta për të gjithë ju është që të keni të gjitha kushtet shëndetësore dhe më të mira të jetesës, kështu që sendet tjera vijnë vet".

Kryetari i komunës së Medvegjës dhuroi kartolinën me të holla të Vitit të Ri për fëmijët me aftësi të kufizuara. Me këtë akt ai tregoi se Komuna e Medvegjës i njeh përparësitë, duke pasur parasysh se fondet e planifikuara për Vitin e Ri u transferuan tek fëmijët me zhvillim të kufiziuar.

Burimi: Info Qendra Jug dhe Trupi Koordinues 

 

Pogledajte još

Najnovije

Arhiva članaka