Bujanoc, Preshevë, Medvegjë – Oda Ekonomike Rajonale e rrethit administrative të Pçinjës dhe Jabllanicës, në bashkëpunim me Qendrën për Çështje Ekonomike PKS, Shërbimin Nacional për Punësim, Fondin për Zhvillim dhe Agjensionin Zhvillimor të Serbisë, ka organizuar prezentimin e programeve aktuale për përkrahjen e kompanive mikro, të vogla dhe të mesme dhe sipërmarrësisë në vitin 2017”.

Sllobodanka Xhinoviq-Kojiq, këshilltari i pavarur në Qendrën për çështje Ekonomike PKS, ka biseduar rreht programeve aktuale të ndihmës shtetërore për kompanitë mikro, të vogla dhe të mesme dhe sipërmarrësisë në vitin 2017”.
Vllada Ristiq nga sektori i kredisë dhe garancionit të Fondit për Zhvillim të Republikës së Serbisë, ka folur rreth kredive të cilat Fondi për Zhvillim ua miraton sipërmarrësve. Programet e ndihmës shtetërore pranë Agjensionit Zhvillimor të Serbisë, kanë prezentuar përfaqësuesit e Qendrës për Zhvillim të Rrethit të Jabllanicës dhe Pçinjës, Dragana Bellenzada dhe Jellena Pavlloviq, udhëheqësit e projektit. Ato kanë ftuar të gjithë të interesuarit të vijnë në Qendrën për Zhvillim dhe më detajisht të informohen rreth programeve të dispunueshme të Agjensionit Zhvillimor të Serbisë.
Sanja Svetkoviq nga Filialja e SHNP të Leskocit ka njoftuar të pranishmit me programet aktuale të SHNP dhe subvensionet të cilat janë të dedikuara për punëdhënësit në vitin 2017.
Rëndësia e kësaj mbledhje profesionale është informimi i kompaninve mikro, të vogla dhe të mesme rreth mundësive të financimit, përkatësisht programet aktuale të përkrahjes në vitin 2017, e cila është shpallur për vitin e sipërmarrësisë.
Burimi: RTS, Info Qendra Jug dhe Trupi Koordinues