02.01.2026.

PËRFAQËSUESIT E KPQK NË MEDVEGJË PËRSHKAK PROJEKTEVE

  • In Lajme
  • 7. February 2017.
  • 38 Views
PËRFAQËSUESIT E KPQK NË MEDVEGJË PËRSHKAK PROJEKTEVE

Medvegjë – Përfaqësuesit e Konferencës së Përhershme të Qyteteve dhe Komunave kanë qëndruar në administratën lokale të komunës së Medvegjës për arsye të implementimit të pakove të ndihmës për menaxhimin e resurseve njerëzore në vetqeverisjeve lokale.

Përfaqësuesi i Konferencës së Përhershme të Qyteteve dhe Komunave, Edi Majstoroviq, dhe konsulltantët të angazhuar në këtë projekt, kanë njoftuar kryetarin e komunës Nebojsha Arsiq dhe kryeshefes Svetllana Todoroviq, e cila është koordinatore në projekt, me detalet e programit të punës.

Komuna e Medvegjës ka konkuruar tek Këshilli i Europës për implementimin e pakove të përkrahjes për menaxhimin e resurseve njerëzore në vetqeverisjen lokale.

Nga pushteti lokal është kumtuar se “prej numrit të madh të paraqiturëve të qyteteve dhe komunave, Medvegja ka arritur që të gjendet në listën prej 20 vetqeverisjeve lokale pilote, në të cilat në periudhën prej shtatë muajve do të realizohet trajnimi i vazhdueshëm. Qëllimi i trajnimit është modernezimi dhe avansimi i administratës komunale”, ndërsa përfitim më të madh do të kenë përdoruesit përfundimtarë, qytetarët e komunës së Medvegjës”.

Partnerë në projekt janë KPQK, Ministria për Administratë Shtetërore dhe Vetqeverisje Lokale dhe Këshilli Europës, përmes ndihmës financiare të UE-së.

Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues 

Pogledajte još

Najnovije

Arhiva članaka