31.12.2025.

PËR SHËRBIMET SOCIALE TË KOMUNËS NDAHEN VETËM 3% E BUXHETIT

  • In Lajme
  • 7. December 2015.
  • 37 Views
PËR SHËRBIMET SOCIALE TË KOMUNËS NDAHEN VETËM 3% E BUXHETIT

„Vetqeverisjet lokale në Serbi mesatarisht ndajnë vetëm 3% të buxhetit për shërbimet e mbrojtjes sociale, ndërsa secila e treta komunë dhe qytet nuk ka strategji dhe vendime të cilat konkretisht të financohen”…

„Vetqeverisjet lokale në Serbi mesatarisht ndajnë vetëm 3% të buxhetit për shërbimet e mbrojtjes sociale, ndërsa secila e treta komunë dhe qytet nuk ka strategji dhe vendime të cilat konkretisht të financohen”, ka deklaruar sekretaresha e Këshillit të Shëndetësisë dhe Politikës Sociale të Konferencës së Përhershme të Qyteteve dhe Komunave (KPQK), Jasmina Tanasiq. Sekretari shtetëror në Ministrinë e Punës, Punësimit, çështjeve Sociale dhe Veterane, Lasllo Çikosh, ka thënë se shteti duhet të zvogëloj borxhin publik, por kjo mos bëhet në dëm të përdoruesve të shërbimeve sociale.

„Modeli ideal i finansimit të shërbimeve sociale nuk egziston, fjala është për prioritetet, ndërsa prioritetet iu vendosen dokumenteve strategjike. Nëse nuk keni dokument strategjik, nuk keni prioritet, e gjitha shkon prej rrespektimit banal të ligjit”, ka deklaruar Jasmina Tanasiq, para fillimit të mbledhjes së Këshillit për Shëndetësi dhe Politikë Sociale.

Ajo ka thënë se një e treta e komunave dhe qyteteve nuk kanë metodologji siç llogariten çmimet dhe se vetëm tre përqind e vetqeverisjeve lokale ka çmimore të shërbimeve, përkatësisht e din se sa kushton shërbimi.

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Punës, Punësimit, çështjeve Sociale dhe Veterane, Lasllo Çishkosh, ka thënë se shteti në gjitha vetqeverisjet lokale edhe më tej financon strehimin e banimit në qendrat e përkujdesjes, strehimin e personave me invaliditet dhe me ngecje në zhvillim, si dhe strehimin e fëmijëve.

Çishkosh ka thënë se mjetet e komunave dhe qyteteve janë të thjeshta, si dhe se ndihma  e shtetit është e pamjaftueshme, mirëpo se shteti do të vazhdojë të rrit mjetet.

„Shteti duhet të zvogëloj borxhin publik, mirëpo ai zvogëlim nuk guxon t`i prek përdoruesit. Mjetet tona janë asisoj që momentalist nuk e zhvillojmë sistemin, por e mbajmë deri sa shteti do të duhet të siguroj që secili qytetar i ynë të ketë ndihmë të barabartë”, ka thënë sekretari shtetëror.

Në mbledhjen e Këshillit, përveç përfaqësuesve të ministrive përkatëse, kanë marrë pjesë edhe 70 përfaqësues nga 46 të qyteteve dhe komunave.

Burimi: Beta, Ekipi Për Përfshirje Sociale dhe Zvogëlimin e Varfërisë së Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Trupi Koordinues

 

Pogledajte još

Najnovije

Arhiva članaka