Bujanoc – Komisioni përkatësi i komunës së Bujanocit ka shpallur konkurs publik për ndarjen e mjeteve për përkrahjen e zhvillimit të qëndrueshëm lokal përmes zvogëlimit të papunësisë dhe forcimit ekonomik në vitin 2018.

Në buxhetin komunal për këtë qëllim janë ndarë 5 milionë dinarë.
Komuna e Bujanocit do të bashkëfinancoj blerjen e pajisjeve në vlerë të njëhershme deri 200.000 dinarë për arsye të themelimit të punëtorisë, kooperativës apo ndonjë formë tjetër të sipërmarrësisë, si edhe themelimin e shoqërisë ekonomike, po nëse themeluesi themelon në të mardhënie pune.
Të drejtë për shfrytëzimin e mjeteve të pakthyeshme kanë personat e papunësuar të cilët fillojnë biznesin e tyre individual.
Afati për dorëzimin e dokumuentacionit konkurues, i cili mund të shkarkohet nga ueb faqja zyrtare e komunës së Bujanocit, është deri më 5 mars 2018, në ora 15.
Ndihmën teknike për përgaditjen e dokumentacionit do ta ofrojë Zyra për Zhvillim Ekonomik Lokal.
Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues