Medvegjë – Në Medvegjë është realizuar testi i punëtorëve për punë në fabrikën e çorapave, e cila së shpejti do të hapet në ish fabrikën e Nishit "Nitex", ndërsa për 60 vende punë janë paraqitur 300 të interesuar.

Pronari i kompanisë është Muharrem Salihu nga Tupala afër Medvegjës, i cili me vite të tëra është duke punuar në Itali, dhe testimin e punëtorëve për dy ditë e ka bërë "kompania profesionale nga Nish." Për të testim janë paraqitur 300 interesuar për punë, kryesisht gra nga komunitetet lokale serbe dhe shqiptare.
Fabrika e çorapave fillimisht do të punësojë 60 punëtorë, në fazën e dytë edhe 60 tjerë, dhe qëllimi është për një vit e gjysme do të punësojë deri në 300 punëtorë, thojnë nga kjo fabrikë.
Siç tha, drejtori i fabrikës është italian , "një njeri me një karrierë të gjatë profesionale", ndërsa çorapet e prodhuara në Medvegjë do të jenë për tregun e brendshëm dhe për eksport në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjithashtu, në këtë fabrikë në ta ardhmen do të bëhet edhe prodhimi i këpucëve nga kompania "Medinvest" e pronarit Muharem Salihu.
Burimi: Danas, FoNet dhe Trupi Koordinues