Bujanoc – Me rastin e Ditës së Tokës, të rinjtë nga Bujanoci kanë rregulluar të dielen parkun e qytetit dhe kanë bërë mbjelljen e luleve në kuadrin e programeve të YouthBuild të cilat zbatohen nga Iniciativa Qytetare.

"Dita e Tokës, 22 prilli festohet në mbarë botën duke tërhequr vëmendjen e publikut për rëndësinë e ruajtjes së natyrës dhe mjedisin në të cilin jetojmë. Duke ndihmuar planetës, ne ndihmojmë vetveten, të gjithëve që jetojnë në të dhe atyre që do të jetojnë në të. Për këtë, së bashku me nxënësit e shkollave të mesme, kemi punuar në parkun e qytetit në Bujanoc. Ne nuk duam vetëm se ta mbrojmë mjedisin. Ne duam të ndërtojmë botën në të cilën mbrojtja nuk do të jetë e nevojshme”, tha Nermine Aliu nga Iniciativa Qytetare.
Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues