Zyra për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile e Qeverisë së Republikës së Serbisë, si pikë nacionale për programin e Unionit Europian “Europa për qytetarët dhe qytetaret” në Serbi, fton të gjithë përfaqësuesit e organizatave civile dhe njësitë e vetqeverive lokale nga territori i Republikës së Serbisë…
Zyra për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile e Qeverisë së Republikës së Serbisë, si pikë nacionale për programin e Unionit Europian “Europa për qytetarët dhe qytetaret” në Serbi, fton të gjithë përfaqësuesit e organizatave civile dhe njësitë e vetqeverive lokale nga territori i Republikës së Serbisë në prezantimin e programit “Europa për qytetarët dhe qytetaret”. Prezantimi mbahet më 25 janar 2016, në Beograd (Pallati Serbia, hyrja lindore, salla 368), me fillim prej ora 10:30. Në periudhën prej 2016 deri 2020, prioritetet e programit “Europa për qytetarët dhe qytetaret”, janë shumë vjeçare dhe përfshijnë tema të ndryshme të rëndësishme në të kaluarën e drejtëpërdrejtë, por edhe kontenestin bashkëkohor të EU-së dhe rajonit tonë, të cilat japin mundësi të mëdha për pjesëmarrjen e gjithë akterëve të interesuar të Serbisë. Ftesa aktuale për paraqitjen e propozim projektit për të gjitha masat e Programit është deri më 1 mars 2016.
Qëllimi i prezentimit është përfaqësimi i prioriteteve të reja të Programit “Europa për qytetarë dhe qytetare”, strukturat e veta, si dhe përvojat e bartësëve të projektit nga Serbia të realizuara në kuadër të Programit.
Paraqitja për pjesëmarrje kryhet kryesisht përmes internetit, në adresën: marina.tadic@civilnodrustvo.gov.rs, më së voni deri të premten, 22 janar 2016, ora 13, me mbishkrimin “Prijava za prezantaciju EFC- Beograd”.
Po nëse paraqitet numër i madh, përshkak të kapaciteteve të kufizuara të sallës, përparësi do të kenë organizatat e shoqërisë civile dhe njësitë e vetqeverisjeve lokale të cilat nuk kanë marrë pjesë në takimet e mëparshme të Zyres për këtë Program.
Qëllimet e përgjithshme të programit “Europa për qytetarët dhe qytetaret” janë kontribut në kuptimin e UE-së, historisë dhe diversitetit të saj, si dhe promovimit të qytetërimit europian dhe avansimit të pjesëmarrjes qytetare dhe demokratike në nivelin e UE-së. Për më shumë informacione rreth Programit mund t’i merrni në ueb faqen e Zyrës. Për më shumë pyetje mund t’a kontaktoni Marina Tadiqin, Grupi për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Europiane në adresën e theksuar ose përes telefonit (011) 31 30 968.
Vërejtje: Nuk egziston mundësi e pagesës së harxhimeve rrugore.
Burimi: Zyra për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile e Qeverisë së Serbisë dhe Trupi Koordinues











