Bujanoc – Takimi i parë inicues për fillimin e kampanjës ndërmjetësuese për sjelljen e Protokollit të Posaçëm për Mbrojtjen e Fëmijëve nga të gjitha format e dhunës, abuzimit dhe neglizhimit është mbajtur në organizimin e Forumit Rinor për Edukim të Romëve në Bujanoc (OFER).

Sipas fjalëve të Kenan Rashitoviq, drejtorit egzekutiv i OFER-it, kampanjën e kanë filluar UNICEF-i dhe “Qendra për të Drejtat e Njeriut në Uzhicë”, përmes përkrahjes financiare të Unionit Europian.
„Qëllimi i kësaj, por edhe i takimeve të ardhshme të përfaqësuesve të institucioneve dhe organizatave të shoqërisë civile është promovimi i zero tolerancës ndaj fëmijëve. Kampanja e filluar do të realizohet në 20 komuna, duke përfshirë edhe Bujanocin. Përveç kësaj, gjithsesi do të këtë edhe aktivitete tjera të dedikuara për mbrojtjen e fëmijëve”, tha Rashitoviq.
Kampanja do të zgjas nga fillimi i vitit të ardhshëm, kur edhe pritet të miratohet Protokolli i Posaçëm për Mbrojtjen e Fëmijëve. OFER-i do të jetë njëri ndër bashkëpuntorët në këtë program.
Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues