01.01.2026.

NOVI SADI NDIHMON RRETHIN TË PÇINJËS

  • In Lajme
  • 16. June 2016.
  • 42 Views
NOVI SADI NDIHMON RRETHIN TË PÇINJËS

Novi Sad – Novi Sadi do t`i dërgoj Rrethit të Pçinjës, përkatësisht komunave Bujanoc, Preshevë dhe Bosilegrad, ndihma në luftën kundër dermatitisit, infektimit të rrezikshëm të sëmundjes së kafshëve e cila përhapet nga kafshimi i insekteve.

Siç thuhet në kabinet të kryetarit Millosh Vuçeviq, Novi Sadi në jug të Serbisë do të dërgoj helicopter apo avion për spërkatjen e mushkonjave, varësisht për çka është e nevojshme. Në territoret e rrezikuara do të dërgohen edhe 15 vetura për pajisjet për shkatrrimin e insekteve nga toka, pajisjet për dezinfektim për shkatrrimin e virusit, si dhe njerëzit të cilët do të punojnë me ato mjete.

Masat kryesor për shkatrrimin e sëmundjes janë identifikimi i hershëm, ndalimi i qarkullimit, ndalimi i transportit ilegal të kafshëve dhe eliminimi i lopëve të infektuara.

Apelit të Qeverisë së Serbisë i bashkohet edhe qyteti i Novi Sadit, dhe i fton pronarët e kafshëve që rastet e dyshimta me kohë t`i paraqesin në stacionet veterinarike lokale, thojnë në njoftimin e kabinetit të kryetarit të Novi Sadit.

Burimi: Tanjug, Blic dhe Trupi Koordinues 

Pogledajte još

Najnovije

Arhiva članaka