02.01.2026.

NJËZET PERSONA JANË ANGAZHUAR PËR PUNËT PUBLIKE NË MEDVEGJË

  • In Lajme
  • 10. October 2017.
  • 43 Views
NJËZET PERSONA JANË ANGAZHUAR PËR PUNËT PUBLIKE NË MEDVEGJË

Medvegjë – Njëzet persona nga evidence e Shërbimit Nacional për Punësim kanë nënshkruar kontratat mbi angazhim në punët publike në Medvegjë.

Medvegjë – Njëzet persona nga evidence e Shërbimit Nacional për Punësim kanë nënshkruar kontratat mbi angazhim në punët publike në Medvegjë.

Kontratat janë nënshkruar në mes Shërbimit Nacional për Punësim, komunës së Medvegjës, Shtëpisë së Shëndetit në Medvegjë, Spitalit Specialistik për Rehabilitim “Gejzer” në Banjë të Sijarinës dhe Kompanisë Komunale Publike “Obnova” në Medvegjë.

Në bazë të pjesëmarrjes në punimet publike edhe në periudhën prej tre mujave në KP “Obnova” do të angazhohen gjashtë punëtorë në punët e mirëmbajtjes dhe ruajtjes së mjedisit jetësor, në Shtëpinë e Shëndetit në Medvegjë gjashtë punëtorë për ndihmë dhe kujdes personave të moshuar dhe të rrezikuar social, po aq edhe në Spitalin Specialistik për Rehabilitim në Banjë të Sijarinës në punët e sanimit të rripit mbrojtës të burimeve termominerale dhe shëtitoren e Banjës së Sijarinës.

Punët publike financohen me pjesën e mjeteve nga buxheti i komunës së Medvegjës në vlerë prej një milionë dinarëve, të cilat janë të siguruara në bazë të planit aksionar për punësim për vitin 2016, dhe mjetet e Shërbimit Nacional për Punësim, gjithashtu në vlerë prej një milionë dinarëve.

Kryetari i komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiq, tha se “mund i madhë” investohet në këtë që njerëzit të fitojnë punë “pa marrë parasysh moshën e tyre, përkatësinë kombëtare apo përgaditjen profesionale”.

Ai tha se e dinë që punët janë me karakter të përkohshëm, por që atyrëve që janë angazhuar do t`i mbulohen sëpaku harxhimet kryesore për jetë deri në fund të vitit.

Ai paralajmroi se komuna e Medvegjës “shumë shpejtë do të punësoj një jurist të diplomuar i cili do të filloj të punoj në Administratën Komunale në punët e ndihmës falas juridike dhe i cili do të angazhohet nga Qendra Ballkanike për Emigrim dhe Aktivitete Humanitare”.

Ai theskoi se që projekti i UNDP-ës “do të duhej që deri në fund të vitit të jetësohet, ku 20 të rinjët me arsimim të lartë do të punësohen në periudhën prej një viti, me pjesëmarrje të komunës së Medvegjës nga pesë milionë dinarë edhe në shumën nga ana tyre”.

„Nga janari i vitit 2018, përmes Zyrës për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, do të sigurohet punë për edhe dhjetë struktura të reja të përziera nacionale dhe shkallë të përgaditjes profesionale. Para disa ditëve kemi nda pjesën e dytë të mjeteve për rimëkëmbjen dhe forcimin e amviserive bujqësore, gjë që është njëra ndër masat në përputhje me punësimin, në mënyrë që të bujqit e rinj të investojnë në pajisjet dhe ta zgjërojnë prodhimin. Përveç këtyre të punësuarve, pak më herët ka filluar me punë edhe 20 personave të gjerendologjisë, për të cilën komuna ka ndarë nga buxheti 2.500.000 dinarë”, tha Arsiq.

Përfaqësuesi i Shërbimit Nacional për Punësim Goran Jankoviq tha se ky shërbim me komunën e Medvegjës tenton që ta zgjëroj bashkëpunimin edhe në fushën e vetëpunësimit dhe realizimit të praktikës profesionale, ndërsa thotë se “egzistojnë baza të forta që kjo situata reale të zbutet”.

Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues 

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака