Vrajë – Mbrëmë në Vrajë është hapur zyrtarisht Olimpiada e 10 e lojrave sportive të nxënësve, në të cilën do të marrin pjesë 7 000 nxënës të shkollave të mesme dhe fillore nga e gjithë Serbia.

Vrajë – Mbrëmë në Vrajë është hapur zyrtarisht Olimpiada e 10 e lojrave sportive të nxënësve, në të cilën do të marrin pjesë 7 000 nxënës të shkollave të mesme dhe fillore nga e gjithë Serbia.
Lojrat i ka hapur ministri i rinisë dhe sportit, Vanja Udoviçiq, ndërsa në këtë ngjarje ka marrë pjesë edhe shefi i Delegacionit të Unionit Europian ambasadori Majkëll Devenport.
„Porosia të cilën duhet ta dërgojmë është se të gjithë 7 000 pjesëmarrës janë fitues dhe se secili fëmi i cili ka marrë pjesë në vete është fitues. Ata vetëm se e mbajnë medaljen më të rëndësishme, dhe e cila nënkupton rrespektimin e kundërshtarit, rrespektimin e bashkëlojtarit, mënyrën në të cilën fitohet dhe mënyrën në të cilën humbet. Për këtë mendoj që të gjithë këta fëmijë sot bëhen njerëz të mirë”, ka thënë Udoviçiq dhe theksoi se sporti shkollor ka rol të madh në arsimim dhe rritjen e fëmijëve, si dhe shpreson që pjesëmarrësit në këtë garë do të krijojnë shoqëri të reja dhe të gjithë sëbashku do të festojnë fitoret, por edhe humbjet.
„Po nëse kisha mundur që të kthehem në moshën tuja, sporti përsëri do të ishte zgjedhja ime e parë dhe e vetme”.
Mbajtjen e lojrave e kanë ndihmuar Qeveria e Serbisë, UE-ja dhe qyteti i Vrajës.
Lojrat olimpike sportive të nxënsve do të përfundojnë më 15 maj.
Burimi: Info Qendra Jug dhe Trupi Koordinues











