Bujanoc, Vrajë – “Duke faleminderuar vetëdijes më të madhe të prindërve rreth rëndësisë së arsimimit, është zvogëluar numri i fëmijëve rom në Vrajë dhe Bujanoc, të cilët përshkak të largimit të prindërve të tyre për punë sezonale në pjesët tjera të Serbisë, e ndërpresin shkollën”, theksoi Zvezdan Ramiq, kryetari i Qendrës Kulturore Rome, në tryezën e rrumbullakët e cilat për aktivistet rom është organizuar në Kryeshtabin e Rrethit të Pçinjës në Vrajë.

Kryetari i Forumit Rinor për Edukimin e Romëve (OFER) në Bujanoc, Kenan Rashitoviq, ka thënë se në tejkalimin e këtij problemi, përveç rolit prindëror, është i rëndësishëm edhe puna e institucioneve kompetente, pikë sëpari e Qendrës për Punë Sociale.
„Roli i institucioneve është i rëndësishëm në sfidat që në mënyrë preventive të veproj në botën e prindërëve, që përshkak të punëve sezonale në Vojvodinë, si edhe në pjesët qendrore dhe perendimore të Serbisë, nuk e ndërprejnë shkollimin e fëmijëve të tyre, gjë që është theksuar posaçërisht tek fëmijët të cilët ndjekin klasën e gjashtë, shtatë dhe tetë të shkollave fillore”, tha Rashitoviq.
Konkludimi i përbashkët nga tryeza e rrumbullakët është qëndrim që të ndikojë në punën e përgjegjshme kompetente të institucioneve kompetente në zgjidhjen e problemeve të fëmijëve rom dhe që për këtë problem të monitorohet nga mediat në mënyrë të përshtatshme
Tryeza e rrumbullakët “Stop, punës së fëmijëve”, është mbajtur në kaudër të projektit të Fondacionit për Shoqëri të Hapur, Qendrës Kulturore Rome nga Vrajska Banja dhe Forumit Ndërkombëtar për Edukimin e Romëve (OFER) nga Bujanoci.
Burimi: Vrajske dhe Trupi Koordinues