Priboj – Shefi i Delegacionit të UE-së Majkëll Davenport, i cili në Priboj morri pjesë në takimin e dhjetë të Këshillit Administrativ të programit zhvillimor i Progresit Europian, ka thënë se në Brukseli do të vazhdoj të përkrah zhvillimin e barabartë rajonal dhe lokal në Serbi.
Priboj – Shefi i Delegacionit të UE-së Majkëll Davenport, i cili në Priboj morri pjesë në takimin e dhjetë të Këshillit Administrativ të programit zhvillimor i Progresit Europian, ka thënë se në Brukseli do të vazhdoj të përkrah zhvillimin e barabartë rajonal dhe lokal në Serbi.
Davenport ka thënë se për jetën më të mirë të qytetarëve në 34 komuna në juglindje dhe jugperendim të Serbisë, të përfshira në programin e Progresit Europian, është e nevojshme që të gjithë partnerët, ndërsa përkatësisht komunat dhe qytetet të investojnë përpjekje në realizimin e të gjitha projekteve të filluara.
Ai theksoi se UE-ja është e kënaqur me rezultatet e 86 projekteve që deri tani janë kryer, në mesin e të cilëve ka theksuar përkrahjen e sipërmarrësisë së grave dhe projektet partnere të shoqërisë civile dhe komuna, të cilat kanë mundësuar hapjen e më shumë se prej 60 vendeve të punës dhe forcimin ekonomik të më shumë se dhjetë familjeve. Ka theksuar se projektet më të rëndësishme janë të dedikuara në punësimin e të rinjëve dhe grave, mirëpo edhe në forcimin e kompanive të vogla dhe të mesme në këtë pjesë të Serbisë, në mënyrë që të jetë e suksseshëm dhe të hap vende të reja të punës.
„Presim nga UE-ja që përmes këtij programi të kontribuoj hapjen e më shumë se njëmijë vendeve të punës në disa vitet e ardhshme”, ka shtuar shefi i Delegacionit të UE-së.
Ka theksuar se është e rëndësishme që të vazhdohet realizimi i reformave, zhvillimin e projekteve dhe formimin e ekipeve më të mira për realizimin e tyre, ndërsa UE-ja, Qeveria e Zvicrrës dhe UNOPS-i të jenë të gatshmë që të ndihmojnë.
Këshilli Administrativ i Progresit gjatë takimit ka miratuar ndihmën ekonomike për shtatë projekte të shoqërive dhe kooperativave bujqësore me vlerë prej 208.000 euro, i cili për qëllim ka pasur avansimin e prodhimeve bujqësore dhe forcimin e amviserive fshatare.
Është miratuar edhe financimi i 18 projekteve për përkrahjen e mekanizmave lokal për barazi gjinore në vlerë prej 52.500 eurove, realizimi i të cilave duhet të kontribuoj në avansimin e pozitës së grave dhe forcimin e tyre ekonomik. Është potencuar se barazia gjinore është njëra ndër vlerat themelore të UE-së dhe se përmes kësaj iniciativës të forcohen ekonomikisht gratë, por edhe familjet dhe bashkësia e tyre lokale.
Burimi: RTS dhe Trupi Koordinues











