Preshevë – Dita Ndërkombëtare e SOS Fshatrave për fëmijë është shënuar dje në disa manifestime në Preshevë, Beograd, Nish dhe Obrenovcë. Data e djeshme është shënuar në Preshevë në kuadër të Programit të ndihmës emergjente “Solidariteti”, në Qendrën për Pranim në Preshevë, ku është organizuar punëtoria e viztatimeve për fëmijët të cilën ndodhen në këtë qendër dhe prezentimi i projekteve aktuale të SOS Fshatrave për Fëmijë për përfaqësuesit e organizatave partnere.

Preshevë – Dita Ndërkombëtare e SOS Fshatrave për fëmijë është shënuar dje në disa manifestime në Preshevë, Beograd, Nish dhe Obrenovcë.
Data e djeshme është shënuar në Preshevë në kuadër të Programit të ndihmës emergjente “Solidariteti”, në Qendrën për Pranim në Preshevë, ku është organizuar punëtoria e viztatimeve për fëmijët të cilën ndodhen në këtë qendër dhe prezentimi i projekteve aktuale të SOS Fshatrave për Fëmijë për përfaqësuesit e organizatave partnere.
Dita Ndërkombëtare e SOS Fshatrave për Fëmijë është shënuar si ditë kur është lindur themeluesi i fshtatit Herman Gmejner, i cili gjatë gjithë jetës së tij ka kontribuar në hapjen e 233 SOS Fshatrave për Fëmijë në 85 vendet e botës.
SOS Fshati për Fëmijë është organizatë ndërkombëtare e cila egziston prej vitit 1949 e deri më tani, në 134 vendet e botës dhe e cila ndihmon më shumë se 1.200.000 njerëz.
SOS Fshatrat për Fëmijë në Serbi në Serbi egzistojnë nga vitit 2004, të cilat kujdesen për fëmijët pa përkujdes prindëror, programe për përkrahjen e familjet strehuese, përkrahje në punësimin e të rinjëve dhe programet e ndihmës së shpejtë pas termetit dhe përmbytjeve, si dhe ndihmës për refugjatë të cilët kalojnë përmes Serbisë.
Burimi: Tanjug dhe Trupi Koordinues











