Medvegjë – Në kabinetin e kryetarit të komunës së Medvegjës janë dorëzuar mirënjohjet eprorëve ushtarak të Qendrës së Ministrisë së Mbrojtjes, majorit Dragan Miliq, kryeshefit të Qendrës së Ministrisë së Mbrojtjes së Leskocit dhe kryeshefit të Qendrës Rajonale të Ministrisë së Mbrojtjes në Nish, kolonelit Nenad Markoviq.

Kryetari i komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiq i ka dorëzuar mirënjohje pjesëtarve të ushtrisë dhe ka faleminderuar në bashkëpunimin e mirë të cilin komuna e Medvegjës e ka me ushtrinë në situatat e jashtëzakonshme.
"Ndihma të cilën ushtria e ofron qytetarëve tonë është shumë e madhe për neve në situatat kur ne nuk jemi në gjendje që t’i gjindemi banorëve kur kanë nevoj. Detyra dhe obligimi jonë është që ta ruajmë këtë bashkëpunim si dhe më tej ta avansojmë”, tha Arsiq.
Këshilli i Organizatave të Ushtarëve Eprorëve Rezerv të komunës së Medvegjës ka ndarë mirënjohje komunës së Medvegjës për bashkëpunimin e suksseshëm dhe kontributin në punën e shoqatës, të cilën mirënjohje e pranoi kryetari i komunës. Majori Miliq ka lavdëruar këtë organizat si njëra nga të vetmet e cila ka eprorë jashtëzakonisht të organizuar, të cilët janë shembull për avokim dhe bashkëpunim të madh me pjesëtarët e Qendrës së Ministrisë së Mbrojtjes në Leskoc dhe Qendrës Rajonale të Ministrisë së Mbrojtjes në Nish.
Burimi: Dnevnik Juga dhe Trupi Koordinues