01.01.2026.

NË MEDVEGJË 120 VENDE PËR NXËNËSIT E ARDHSHËM NË TË SHKOLLAVE TË MESME

  • In Lajme
  • 4. June 2018.
  • 68 Views
NË MEDVEGJË 120 VENDE PËR NXËNËSIT E ARDHSHËM NË TË SHKOLLAVE TË MESME

Medvegjë – Në shkollën e mesme teknike "Nikolla Teslla" në Medvegjë, ku mësimi mbahet në gjuhën serbe dhe shqipe, këtë vit ka 120 vende të lira për nxënësit e ardhshëm të shkollës së mesme.

Medvegjë – Në shkollën e mesme teknike "Nikolla Teslla" në Medvegjë, ku mësimi mbahet në gjuhën serbe dhe shqipe, këtë vit ka 120 vende të lira për nxënësit e ardhshëm të shkollës së mesme.

Shkolla arsimon kuadrot për dy fusha të punës, inxhinierisë dhe përpunimit të metaleve dhe ekonomisë, drejtësisë dhe administratës.

"Në vitin shkollor 2018/2019, regjistrojmë 90 nxënës në dy drejtime për një kohëzgjatje katërvjeçare dhe 30 nxënës në dy drejtime për një periudhë trevjeçare. Në drejtim të teknikut ekonomik në kohëzgjatje katërvjeçare, regjistrojmë 30 nxënës që ndjekin mësimet në gjuhën serbe dhe 30 nxënës të cilët ndjekin mësimet në gjuhën shqipe. Dhe në drejtim të teknikut mekanik kemi 30 nxënës. Nga 15 nxënës do t`i regjistrojmë në drejtime automekanik dhe mekanik i nxemjes dhe teknologjisë së ftohjes“, tha Goran Stevanoviq, drejtor i shkollës së mesme teknike "Nikola Tesla"në Medvegjë.

Sipas fjalëve të tij, një numër i mjaftueshëm i nxënësve pritet në të gjitha drejtimet. Numri më i madh i nxënësve regjistrohen në këtë shkollë është nga territori i komunës së Medvegjës, ndërsa shumë pak vijnë nga komunat fqinje.

Klasat dhe kabinetet në shkollë janë të pajisura me kompjuterë, grafoskop dhe diaproxhektor, duke u mundësuar nxënësve që të shikojnë materialin në mënyrë multimediale. Shkolla në Medvegjë gjithashtu ka një strukturë të veçantë për studentët e profesionit mekanik, i cili përfshin punëtori për kryerjen e mësimeve praktike. Brenda objektit ka terrene për aktivitete sportive dhe palestër.

Burimi: Info Qendra Jug dhe Trupi Koordinues

 

Pogledajte još

Najnovije

Arhiva članaka