02.01.2026.

NË BUJANOC KA FILLUAR JAVA E FËMIJËVE

  • In Lajme
  • 3. October 2017.
  • 68 Views
NË BUJANOC KA FILLUAR JAVA E FËMIJËVE

Bujanoc – “Ndërtojmë ura në mes gjeneratave për lumturinë e secilit fëmijë” ka qenë moto e djeshme e ndërtimit dhe ndarjes së posterave të vogëlushëve të institucionit parashkollor “Gëzimi Ynë” në Bujanoc, me të cilin ka filluara shënimi i Javës Tradicionale të Fëmijëve.

Me programin e manifestimit i cili zgjat prej 2 deri 8 tetor, për tani është paraparë dita sportive, kur fëmijët nga “Gëzimi Ynë”, në sallën sportive “Rinia”, do të shoqërohen me grupën parashkollore rome nga SHF “Branko Radiçeviq”, të cilët të mërkuren do të jenë mysafir.

Në bashkëpunim me prindërit dhe grupet përgaditore, të enjten në sallën e çerdhes në Bujanoc, do të mbahet teatri i kukullave nën slloganin “Ne kemi të drejtë”.

Në të njejtën ditë do të organizohet vizita në Kryqin e Kuq në Bujanoc. Të premten të vegjëlit e këtij institucioni do të jenë në pranimin tradicional tek kryetari i komunës së Bujanocit.

Nga IP “Gëzimi Ynë” në Bujanoc rikujtojnë se Java e Fëmijëve është mbajtur çdo vit në muajin tetor, me qëllim të tërheqjes së vëmendjes për fëmijët dhe të rinjët, tek fëmijët si bartës të drejtave, për nevojat e tyre në familje, shoqëri dhe bashkësi lokale, në të drejtën e tyre që të rriten në kushte sa më të mira, me shance të barabarta për zhvillim dhe realizim të potencialeve.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака