03.01.2026.

NË BUJANOC ËSHTË SJELLË VENDIM PËR SHFRYTËZIMIN E REZERVAVE BUXHETORE

  • In Lajme
  • 27. July 2017.
  • 41 Views
NË BUJANOC ËSHTË SJELLË VENDIM PËR SHFRYTËZIMIN E REZERVAVE BUXHETORE

Bujanoc – Anëtarët e Këshillit Komunal në Bujanoc kanë miratuar Vendimin mbi Shfrytëzimin e Mjeteve Rezerv Buxhetore në vlerë prej 440.000 dinarëve, shkruan portali në gjuhën shqipe Titulli.com.

Bujanoc – Anëtarët e Këshillit Komunal në Bujanoc kanë miratuar Vendimin mbi Shfrytëzimin e Mjeteve Rezerv Buxhetore në vlerë prej 440.000 dinarëve, shkruan portali në gjuhën shqipe Titulli.com.

Në bazë të këtij vendimi është miratuar shfrytëzimi i rezervave buxhetore në vlerën e theksuar për qëlllime të paplanifikuara.

Mjete në vlerë prej 400.000 dinarëve do të shfrytëzohen për mirëmbajtjen aktuale të rrugës Zhbevac – Jastrebac, ndërsa 40.000 dinarë do të shfrytëzohen në bazë të kërkesës së Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc për realizimin e punimeve shtesë në ndërtesën e Stacionit Shëndetësor në fshatin Kllenikë.

Këshilli Komunal në Bujanoc gjatë seancës së djeshme ka miratuar kërkesën e Shtëpisë së Shëndetit për ndihmë financiare në vlerë prej 40.000 dinarëve.

Nga shëndetësia në Bujanoc janë kërkuar mjete për realizimin e punimeve shtesë në mbulojën në hyrje të Stacionit Shëndetësor në fshatin Kllenikë.

Bujanoc: Vrajske, Bujanovaçke, Jugpres dhe Trupi Koordinues

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака