Bujanoc – Me ligjeratën “Europë, ajo je ti”, e cila është mbajtur në Paralelen e Fakultetit të Suboticës në Bujanoc, është shënuar fillimi i kampanjës po me të njejtin emër. Kjo ligjeratë është njëra ndër ngjarjen të cilat gjatë kampanjës do të organizohen në 34 komuna programore në mënyrë që të rinjët të zgjërojnë dituritë mbi procesin…
Bujanoc – Me ligjeratën “Europë, ajo je ti”, e cila është mbajtur në Paralelen e Fakultetit të Suboticës në Bujanoc, është shënuar fillimi i kampanjës po me të njejtin emër. Kjo ligjeratë është njëra ndër ngjarjen të cilat gjatë kampanjës do të organizohen në 34 komuna programore në mënyrë që të rinjët të zgjërojnë dituritë mbi procesin e integrimeve europiane dhe të njohin të gjitha mundësitë të cilët integrimet ofrojnë, dhe të cilat në mënyrë pozitive ndikojnë në zhvillimn e tyre personal, siç është vullnetarizmi në vendet e UE-së, program i studimeve, bursave dhe shkëmbimit.
Kampanjën “Europë, ajo je ti”, e financon UE-ja, Qeveria e Zvicrrës dhe Qeveria e Republikës së Serbisë përmes programit zhvillimor të Progresit Europian me qëllim që procesi i integrimeve europiane t`i ofrohet qytetarëve, përkatësisht të rinjëve në Serbinë juglindore dhe jugperendimore.
„Më shumë se 70% e të rinjëve nuk kanë udhëtuar jashtë kufijve të Serbisë, afër 50% janë të papunë dhe vetëm 10% të popullatës së përgjithshme janë me arsim të lartë. Në këto sfida i përgjigjen programet e UE-së, para sëgjithash të Erazmus Plus dhe Servisit të Vullnetarëve Europian, ndërsa dëshira jonë është që të rinjët t`ua ofrojmë UE-në, mundësitë për studime, si edhe shkëmbimet dhe inkurajimin e përvojës së punës në njërin ndër vendet anëtare të UE-së. Përvoajt dhe diturit e arritura në këtë mënyrë më vonë i mundësojnë punë më të mirë dhe jetë më kualitative”, ka thnë gjatë ligjërimit Naim Leo Beshiri, drejtori egzekutues i Institutit për Punë Europiane dhe anëtari i Ekipit të Serbisë dhe Europës.
Duke folur mbi këtë njerëz e ri mund të njoftohen për mundësitë të cilat inegrimet i ofrojnë, Jovana Bozhiçkoviq nga Shkolla e Hapur e Beogradit ka thënë: “Njëra ndër mënyrat e afërsimit të UE-së për qytetarët, përkatësisht të të rinjëve, është aplikacioni “Europa për me vete.” Aplikacioni ofron pasqyr të informacioneve rreth mundësive të cilat UE-ja i ofron të rinjëve në aspektin e arsimit, vullnetarizmit, udhëtimit dhe punës në UE, gjë që është e rëndësishme edhe për të rinjët në Bujanoc”.
Në mënyrë që sa më shumë të rinj të zgjërojnë të njohurit mbi procesin e integrimeve europiane dhe të dijnë të gjitha rreth mundësive të cilat ofrojnë integrimet, po e njejtë ligjeratë do të mbahet në Universitetin e Novi Pazarit.
Përmes shumë aktiviteteve dhe ngjarjeve në juglindje dhe jugperendim të Serbisë, deri në qershor 2017, në kuadër të kampanjës të cilat i realizon Fondacioni për Komunikime të Reja Dokukino dhe Olaf&McAteer, të rinjët dhe popullata e përgjitshme do të kenë mundësi që të njohin më shumë mbi procesin e integrimeve europiane si edhe të informohen mbi mundësitë të pjesëmarrjes së tyre aktive në këtë proces dhe mbi mundësitë të cilat integrimet i ofrojnë, ndërsa të cilat pozitivisht ndikojnë në zhvillimin e tyre personal, por edhe në zhvillimin e bashkësive të tyre.
Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues











