Preshevë – Kryetare e re e komunës së Preshevës është Ardita Sinani, funksionere e Partisë për Veprim Demokratik (PVD) së Riza Halimit. Prej të premtes, më 10 mars, kryetar i ri i Kuvendit të Komunës së Preshevës është Sami Salihu, profesor nga fshati Rahovicë, shef i Grupit të PDSH, grup i ndarë nga krahu i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) të Ragmi Mustafës.
Preshevë – Kryetare e re e komunës së Preshevës është Ardita Sinani, funksionere e Partisë për Veprim Demokratik (PVD) së Riza Halimit.
Prej të premtes, më 10 mars, kryetar i ri i Kuvendit të Komunës së Preshevës është Sami Salihu, profesor nga fshati Rahovicë, shef i Grupit të PDSH, grup i ndarë nga krahu i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) të Ragmi Mustafës.
Këto dy vendime më të rëndësishme ka sjellur shumica e 22 këshilltarëve nga PVD (10), Grupi i PDSH (9), Bashkimi Demokratik i Luginës (2) dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve (1) në mbledhjen e parlamentit lokal, e cila ka filluar të premten, më 10 mars, në ora 14. Në seancë nuk kanë marrë pjesë këshilltarët e Alternativës për Ndryshim (APN) të kryetarit të deritanishëm të komunës Shqiprim Arifi dhe krahu tjetër i PDSH-ës të cilin e udhëheq kryetari i mëparshëm i komunës Ragmi Mustafa.
Pushteti në Preshevë pas zgjedhjeve lokale të prillit e kanë përbërë APN e Shqiprim Arifit me 11 dhe PVD e Riza Halimit me 10 këshilltarë.
Menjëherë pas fillimit të seancës së Kuvevendit në të cilin është shkarkuar Arifi, ai ka mbajtur konferencë për media.
Burimi: Vrajska, Juzhne Vesti dhe Trupi Koordinues











