25.12.2025.

NDIHMË FINANCIARE PËR FËMIJËT DERI 16 VJEÇ

  • In Lajme
  • 16. June 2023.
  • 154 Views
NDIHMË FINANCIARE PËR FËMIJËT DERI 16 VJEÇ

Beograd – Qeveria e Republikës së Serbisë miratoi Projektligjin për regjistrin e përkohshëm të nënave dhe personave të tjerë të cilëve u paguhet ndihma financiare, i cili përcakton çështjen e pagesës prej 10.000 dinarëve për secilin fëmijë që është shtetas i Serbisë dhe që ka lindur më ose pas datës 21 nëntor 2006.

Me këtë vendim ligjor përfshihen fëmijët që tani janë 16 vjeç, dhe që vitin e kaluar nuk plotësonin kushtet për ndihmë për të rinjtë e moshës 16 deri në 29 vjeç, sepse në atë kohë ishin nën 16 vjeç.

Nëna e fëmijës, veçanërisht babai, kujdestari ose prindi birësues, ka të drejtë të përfitojë ndihmë financiare në atë masë, në kushtet e përcaktuara me këtë vendim ligjor.

Aplikimi për marrjen e kësaj lloj ndihme do të jetë i mundur nga data 20 gusht deri më 20 shtator 2023, në mënyrë elektronike, përmes portalit të Administratës së Thesarit, ndërsa pagesa do të fillojë nga data 25 shtator të këtij viti.

Projektligji parashikon që kjo shumë prej 10 mijë dinarësh për çdo fëmijë do t'u paguhet prindërve të fëmijës për të cilin paguhet ndihma financiare, si dhe përfituesve të ndihmës financiare sociale, pa paraqitur kërkesë.

Aplikimi në portalin e administratës së thesarit do të jetë shumë i thjeshtë – aplikanti, pra nëna, do të shënojë numrin e kartës së identitetit, numrin perdonal, numrin e personal për çdo fëmijë dhe emrin e bankës ku dëshiron paratë t'i paguhet.

Burimi: Qeveria e Republikës së Serbisë, Shërbimi i Trupit Koordinues

Pogledajte još

Najnovije

Arhiva članaka