02.01.2026.

NDIHMA FALAS JURIDIKE PËR QYTETARËT E KOMUNËS SË MEDVEGJËS

  • In Lajme
  • 5. October 2017.
  • 37 Views
NDIHMA FALAS JURIDIKE PËR QYTETARËT E KOMUNËS SË MEDVEGJËS

Medvegjë – Komuna e Medvegjës dhe Qendra Ballkanike për Emigrim dhe Aktivitete Humanitare (BCM) për më shumë se dy vite kanë filluar fazën e parë të avansimit të sundimit të ligjit në njësitë e vetqeverisjeve lokale përmes projektit informativ-edukativ “Tabela e shpalljeve juridike”.

Medvegjë – Komuna e Medvegjës dhe Qendra Ballkanike për Emigrim dhe Aktivitete Humanitare (BCM) për më shumë se dy vite kanë filluar fazën e parë të avansimit të sundimit të ligjit në njësitë e vetqeverisjeve lokale përmes projektit informativ-edukativ “Tabela e shpalljeve juridike”.

Tabela juridike përfshin 16 tema të ndryshme juridike të cilat janë të përmbledhura në fletushka. Në takim me kryetarin e komunës Nebojsha Arsiq dhe kryeshefën e admnistratës komunale Svetllana Todoroviq, pranë Qendrës për Emigrim kanë marrë pjesë drejtori i programit të BCM. Nada Çulak-Banjak dhe udhëheqësi i grupit, këshilltari juridik Mirosllav Drashkoviq.

Qendra Ballkanike për Emigrim është shoqatë joqeveritare e cila për 14 vite merret me ofrimin e ndihmës falas juridike në tërë Serbinë. Në projekt janë përfshirë 24 komuna, ndërs qëllimi i projekti është ofrimi i ndihmës falas juridike për banorët e varfër, grupet e rrezikuara, siç janë refugjatët, personave të zhvendosur intern dhe pjesëtarëve të bashkësive të pakicave. Në vazhdë është realizimi i fazës së dytë të projekti, i cili ka sjellur nënshkrimin e Memorandumit për Bashkëpunim në avansimin e sundimit të ligjit, demokraticisë dhe sigurimit të drejtave në ndihmë falas juridike dhe ndarjen  e fletushkave nëpër bashkësitë lokale.

Banorëve të Medvegjës ndihmën falas juridike do t`iu ofroj personi juridik i cili do të angazhohet nga BCM dhe komuna e Medvegjës për një vit. Qendra Ballkanike për Emigrim këtij personi juridik do t`ia siguroj trajnimin adekuat për ofrimin e ndihmës juridike dhe mundësisë së konsulltimeve të përhershme në lidhje me punën e cila do të realizohet, ndërsa pas kalimit të vitit të parë, po nëse krijohen kushtet komuna  do ta vazhdoj bashkëpunimin.

 Burimi: Info Qendra Jug dhe Trupi Koordinues  

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака