02.01.2026.

“MJESHTRIT E PROGRAMIMIT” – SHKOLLA FALAS ONLINE TË PROGRAMIMIT PËR NXËNËS

  • In Lajme
  • 30. January 2017.
  • 35 Views
“MJESHTRIT E PROGRAMIMIT” – SHKOLLA FALAS ONLINE TË PROGRAMIMIT PËR NXËNËS

OJQ iSerbia organizon shkollën falas online të programimit për nxënësit me emrin “Mjeshtrit e programimit”, nën mbështetjen e Ministrisë së Tregëtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit. Shkolla është e dedikuar për të gjithë nxënësit e interesuar nga e gjithë Serbia, të moshës prej 12 deri 19 vjeçare. 

OJQ iSerbia organizon shkollën falas online të programimit për nxënësit me emrin “Mjeshtrit e programimit”, nën mbështetjen e Ministrisë së Tregëtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit. Shkolla është e dedikuar për të gjithë nxënësit e interesuar nga e gjithë Serbia, të moshës prej 12 deri 19 vjeçare

Qëllimi i projektit është rritja e njohurive kompjuterike të kandidatëve me edukimin nga bazat e kodimit, krijimit të ueb faqeve dhe programimit Android. Mijëra të rinj, të moshës prej 12 deri 19 vjeçare, nga territori i Republikës së Serbisë do të arrijnë njohuri nga bazat e programimit përmes edukimit online, me ndihmën e mentorit si edhe arsimtarëve të tyre.

Të paktën 100 kandidatë më të mirë, të cilët njohuritë e tyre do t`i arrijnë me edukimin nga krijimi i ueb faqeve dhe programimit Android, deri në fund të kursit do të krijojnë ueb faqen apo aplikacionin e tyre personal.

Afati për paraqitje skadon më 28 shkurt 2017, ndërsa formularin për paraqitje e keni në këtë adresë

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSevys8ikrUmqKJOwg8JBwYtSpzCaGqBa_SIlJ7SXwuGWrQLsg/viewform?c=0&w=1

Burimi: OJQ iSerbia dhe Trupi Koordinues 

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака