Bujanoc – Kryetari i komunës Shaip Kamberi ka nënshkruar kontratën me vlerë prej 9 milionë dinarëve për përpilimin e dokumentacionit projektues për sistemin e pastrimit të ujrave të zeza.
Bujanoc – Kryetari i komunës Shaip Kamberi ka nënshkruar kontratën me vlerë prej 9 milionë dinarëve për përpilimin e dokumentacionit projektues për sistemin e pastrimit të ujrave të zeza.
Bëhet fjalë për mjetet e Ministrisë së Ekonomisë së Republikës së Serbisë të cilat janë miratuar në shtator të këtij viti. Ministria e Ekonomisë me këtë rast i ka miratuar komunës së Bujanocit 8,964 milionë dinarë për përpilimin e dokumentacionit projektues për ndërtimin e sistemit për pastrimin e ujrave të zeza.
Plani i komunës së Bujanocit është që të hollat për ndërtimin e këtij sistemit të siguroj përmes konkursit të fondeve europiane.
Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues











