02.01.2026.

MINISTRI I ARSIMIT KA PARALAJMRUAR PËRKRAHJEN E FAKULTETIT NË BUJANOC

  • In Lajme
  • 20. October 2016.
  • 36 Views
MINISTRI I ARSIMIT KA PARALAJMRUAR PËRKRAHJEN E FAKULTETIT NË BUJANOC

Bujanoc – Ministri i arsimit, shkencës dhe zhvillimit teknologjik të Serbisë, Mlladen Sharçeviq, ka paralajmruar mbështetje për paralelen e Fakultetit Ekonomik të Suboticës në Bujanoc, në të cilin mësimi vijohet në gjuhën serbe dhe shqipe.

Pas vizitës së këtij institucioni, Shareviq ka theksuar se fakulteti në Bujanoc, si dhe gjithë të tjerët mund të llogarisin mbështetjen e Ministrisë përkatëse.

Sharçeviq ka biseduar me dekanin Alleksandar Grubor, i cili tha se sigurimi dhe mbajtja e kulitetit të mësimit në këtë institucion të lartë arsimor është njëri ndër prioritetet. Mësimi në Bujanoc zhvillohet në dy gjuhë, studentët e nacionalitetit serb dhe rom mësimin e ndjekin në gjuhën serbe, ndërsa studentët e nacionalitetit shqiptar në gjuhën shqipe.

Fakultetin e ndjekin 400 studenta, ndërsa deri më tani kanë diplomuar 30 prej tyre, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik.

Para vizitës së fakultetit, Sharçviq është takuar me kryetarin e komunës së Bujanocit, Shaip Kamberin.

Burimi: Beta dhe Trupi Koordinues 

Pogledajte još

Najnovije

Arhiva članaka