02.01.2026.

MËSUESIT NGA BUJANOCI KUNDËR DHUNËS

  • In Lajme
  • 8. November 2017.
  • 46 Views
MËSUESIT NGA BUJANOCI KUNDËR DHUNËS

Bujanoc – Shoqata e Mësuesve të Bujanocit (BUDU) ka paralajmruar më 13 nëntor, fillimin e realizimit të projektit “Dhuna nuk ka justifikim”.

Bujanoc – Shoqata e Mësuesve të Bujanocit (BUDU) ka paralajmruar më 13 nëntor, fillimin e realizimit të projektit “Dhuna nuk ka justifikim”.

Me ketë rast në shkollën fillore “Branko Radiçeviq”, duke filluar më ora 12:30, do të mbahet tribuna e cila do të përcillet me aktivitetet e projektit.

Tatjana Joviq, zëdhënse e BUDU-s, theksoi se aktivitetet në kuadër të këtij projekti do të zgjasin deri më 25 nëntor të këtij viti.

Aksent të të gjitha këtyre ngjarjeve do t`i kushtohet tolerancës si mënyrë kundër luftës së stereotipeve dhe për qëllim të promovimit të diversitetit.

 “Stafeta e Tolerancës” si promotore do t`i vizitoj institucionet e rëndësishme kulturore dhe publikë në komunën e Bujanocit, të cilat përfshijnë ndërtesën e komunës, Shkollën e Muzikë, çerdhen “Gëzimi Ynë”, Shtëpinë e Shëndetit, Qendrën për Punë Sociale”, deklaroi zëdhënsja e BUDU-s.

Ajo rikujtoi se vendi i fundit i kësaj stafete do të jetë shkolla fillore “Branko Radiçeviq” në Bujanoc.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues 

 

Pogledajte još

Najnovije

Arhiva članaka