Bujanoc – Fabrika e kaldajeve për nxemje qendrore “Megal” në Bujanoc, punëson punëtorë të ri përshkak punës me “Eco-Shpar” nga Ohri, me vlerë rreth 600.000 euro.
Bujanoc – Fabrika e kaldajeve për nxemje qendrore “Megal” në Bujanoc, punëson punëtorë të ri përshkak punës me “Eco-Shpar” nga Ohri, me vlerë rreth 600.000 euro.
„Kemi pranuar shtatë punëtorë të rinj të cilët do të trajnohen në punët e salduesëve. Vitin e kaluar kanë ardhur 13 prej tyre. Këtë vit eksporti jonë, vetëm për banorët e Ohrit, do të rritet për 50 përqind, çka do të thot rreth 1.200 deri 1.400 kaldo. Në pesë apo gjashtë vitet e fundit kemi prodhuar mesatarisht 1.100 kaldaja, ndërsa vitin a kaluar kemi arritur deri 2.361 kadlaja”, ka thënë Dragolub Kostiq, drejtori i fabrikës “Megal”.
Ai shtoi se bëhet fjalë sipas modelit të “Eco-Shpar”, dhe se të shtunat e lira janë bërë të shtuna me punë dhe se mendohet edhe për vendosjen e ndrrimit të dytë.
„Duke marrë parasysh se pranojmë punëtorë të rinj, do të thot se kemi nevoj për këta punëtorë. Jo vetëm për këtë vit por edhe për vitin e ardhshëm, si edhe “Megal”-i ka prespektivë të mirë dhe vision të qartë për të ardhmen”, ka përfunduar Dragolub Kostiq, drejtori i Megalit.
Sipas fjalëve të tij, për dy herë e gjysmë është rritur volume i prodhimit, përmes programit të sofistikuar prodhues të kaldajave të reja siç është kaladaja me pelet.
„Për firmën “Alfa” të Vrajës kemi prodhuar afër 800 furra për kaldatë e tyre. Momentalisht në gadishmëri nuk ka asnjë kaldajë. Qëllimi është që të dyfishohet prodhimi ditor nga që ishte deri më tani prej 12 kaldajave. Gjithë këtë e bëjmë me 135 punëtorë, prej të cilëve 92 përqind prej tyre janë të angazhuar në prodhim dhe mesatarisht fitojnë 32.000 dinarë. Pagë e vogël, por e cila me kohë jepet”, tha Kostiq.
Burimi: Politika, Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues











