02.01.2026.

MBLEDHJA RRETH DISKRIMINIMIT

  • In Lajme
  • 9. October 2017.
  • 35 Views
MBLEDHJA RRETH DISKRIMINIMIT

Vrajë – Në Vrajë është mbajtur takimi nën slloganin “Sëbashku kundër diskriminimit”, të cilën e kanë organizuar Forumi Rinor për Edukim të Romëve nga Bujanoci, Qendra Kulturore Rome nga Vrajska Banja dhe organizata Civil Rights Defenders.

Vrajë – Në Vrajë është mbajtur takimi nën slloganin “Sëbashku kundër diskriminimit”, të cilën e kanë organizuar Forumi Rinor për Edukim të Romëve nga Bujanoci, Qendra Kulturore Rome nga Vrajska Banja dhe organizata Civil Rights Defenders.

„Tema e këtij takimi ka qenë ndalimi i diskriminimit në shoqëri, sepse të drejtat e njeriut nuk lejojnë që ndaj njerëzve të veprohet në mënyrë të ndryshme, përshkak se duken apo mendojnë ndryshe”, tha Kenan Rashitoviq, koordinatori i Forumit Rinor për Edukim të Romëve në Bujanoc. 

Rashitoviq ka deklaruar se secili diskriminim është “i pajustifikueshëm”.

 „Diskriminimi është kur bëhet ndryshimi i pajustifikueshëm në mes njerëzve vetëm për atë se dallojnë në diçka”, tha Kenan Rashitoviq.

Në takim është thënë se Serbia ka ligje të mira dhe në këto diskriminimi është i ndaluar, si dhe në vend ka sjellje diskriminuese ndaj djemëve dhe grave me invaliditet, njerëzve të përkatësisë tjetër fetare apo kombëtare dhe atyre me orientim tjetër seksual.

 „Ka paraqitje të aspekteve të rënda të diskriminimit, si psh. romes e cila mund të jetë e diskriminuar për atë se është grua, nacionalitetit rom dhe të ketë invaliditet”, tha Rashitoviq.

Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë aktivistët e nacionalitetit rom nga Vraja, Vrajska Banja dhe Bujanoci, si edhe përfaqësuesve të Zyrës Rome në Vrajë, Altena Asanoviq.

Burimi: Vrajske dhe Trupi Koordinues 

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака