Leskoc – Me rastin e trevjetorit të realizimit të projektit “Mbështetja e zhvillimit të sektorit privat”, me vlerë prej 4,1 milionë dinarë, i cili mirret me avansimin e zhvillimit të kompanive mikro, të vogla dhe të mesme dhe sipërmarrësisë në tri qytete dhe nëntë komuna të jugut të Serbisë, në Leskoc është mbajtur takimi i punës dhe panairi i vogël “start-up” i kompanive.
Leskoc – Me rastin e trevjetorit të realizimit të projektit “Mbështetja e zhvillimit të sektorit privat”, me vlerë prej 4,1 milionë dinarë, i cili mirret me avansimin e zhvillimit të kompanive mikro, të vogla dhe të mesme dhe sipërmarrësisë në tri qytete dhe nëntë komuna të jugut të Serbisë, në Leskoc është mbajtur takimi i punës dhe panairi i vogël “start-up” i kompanive.
Dhjetë sipërmarrës në këtë takim kanë fituar çertifikata të cilat i ka dorëzuar ambasadori i SHBA-së në Serbi, Kajll Skot.
Projekti “Përkrahja e zhvillimit të sektorit privat”, realizohet nga USAID-i në bashkëpunim me Agjensinë Zhvillimore të Serbisë dhe në partneritet me agjensionet rajonale, në mes të cilat edhe Qendra për Zhvillim të Rrethit të Jabllanicës dhe Pçinjës. Përkrahjen financiare në pajisje dhe pjesëmarrje në panaire, trajnim, konsulltime dhe monitorim, kanë fituar 122 kompani të vogla dhe të mesme, kryesisht ato të cilat i udhëheqin gratë dhe të rinjët.
Përparsinë e këtij projekti në Rrethin e Jabllanicës dhe Pçinjës e kanë përdorur 17 firma në fushën e sipërmarrësisë rinore dhe të grave, përkatësisht në fushën e agroindustrisë, industrisë së modës dhe të lehtë, si dhe dy klasterë.
Duke iu faleminderuar ndihmës së popullit amerikan, drejtori i Agjensionit Zhvillimor, Zhelko Sertiq, ka folur rreth përkrahjes së Qeverisë së Serbisë për kompanitë e mesme dhe të vogla përmes Strategjisë së Zhvillimit, të miratuar para një viti e gjysë, dhe mbi planin aksionar i cili do të duhej që vitin e ardhshëm të sjellë ndryshime të mëdha në këtë fushë ekonomike.
Qeveria për këto qëllime ka dedikuar 16 miliardë dinarë, afër 150 milion euro, ndërsa deri në ditën e sotme për kompanitë e vogla dhe të mesme janë transferuar diçka më pak se 10 miliardë dinarë.
„Fjala është për ndihmën financiare, trajnimeve, përkrahjes së sipërmarrësisë të grave dhe të rinjëve, në mënyrë që t`i japim forcë që të bëjnë hapa të parë, mirëpo ndihmë kanë marrë edhe kompanitë të cilat vetëm se kanë punuar”, ka thënë Sertiq, duke shtuar se në këtë mënyrë ka përkrahur më shumë se 7.000 projekte.
Projekti i USAID-it realizohet në Leskoc, Vrajë, Novi Pazar, Preshevë, Bujanoc, Medvegjë, Rashkë, Sjenicë, Tutin, Priboj, Prijepole dhe Novi Varosh.
Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues











