Bujanoc – Anëtari i Këshillit për Bujqësi, Pylltari dhe Administrimin e Ujrave, Mirosllav Alleksiq, ka thënë pas takimit me kryetarin e komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, se në këtë komunë egziston potencial për bujqësi.

Bujanoc – Anëtari i Këshillit për Bujqësi, Pylltari dhe Administrimin e Ujrave, Mirosllav Alleksiq, ka thënë pas takimit me kryetarin e komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, se në këtë komunë egziston potencial për bujqësi.
“Kam shfrytëzuar mundësinë që të vizitoj shumë amviseri bujqësore në Bujanoc dhe duhet të them atë çka kam parë tregon se egziston potencial për zhvillimin e bujqësisë në këtë pjesë të Serbisë. Dhe se populli sëpari të punësohet në këtë mënyrë, kështu që përmes bujqësisë të siguroj egzistencën e vet”, ka thënë Alleksiq.
Ai shtoi se më parë ka qenë kryetar “i një komune bujqësore ku më shuëm se 60% e banorëve janë marrë me prodhime bujqsore”, dhe se ka disa përvoja rreth zhvillimit të pemtarisë dhe perimtarisë”.
„Dëshiroj që disa projekte të cilat edhe ne i kemi realizuar të bëhen këtu në Bujanoc”.
Allesiq mendon se “është e rëndësishem” që shteti të ketë prezantimin rreth asaj që bujqësia këtu mund të zhvilloj dhe se është “mirë” që në Bujanoc është mbledhja e Këshillit për Bujqësi.
„Ne tani kemi në dorë Programin IPARD që sipas tij në vitin 2020, i ndahen Serbisë 175 milion euro mjete për zhvillimin e Bujqësisë: Bëhet fjalë për mjetet të cilat janë të pakthyeshme deri në vlerën prej 70% dhe se është shumë e rëndësishme që këta njerëz të cilët dëshirojnë të jetojnë të merren me bujqësi, të mund të vijnë deri tek mjetet inicuese për fillimin e prodhimeve bujqësore. Në komunat siç është komuna e Bujanocit, ku shkalla e papunësisë është më shumë se 50% dhe është e rëndësishme që të gjindet mënyra se si të punësohen njerëzit”, mendon Allesiq.
„Unë me kënaqësi gjithmonë do të vij këtu, ndërsa udhëheqësia e komunës do të jenë gjithmonë mysafir tonë në Tërstenikë, që të shkëmbejmë përvojat dhe të tentojmë që vet t`i realizojmë disa rezultate, ndërsa të fitojmë informacione me kohë edhe nga fondet europiane, Qeverisë e Republikës së Serbisë dhe ministrisë përkatëse në mënyrë që të përdorin çka është e mundur bujqit tonë”, tha Allesiq.
Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, tha se me Allesiqin kanë biseduar rerth shkëmbimit të përvojave në zhvillimin e bujqësisë.
„Komuna e Tërstenikut, nga e cila vie mysafiri ynë, ka arritur përvij përmes ndihmës, subvensionimit dhe dhënien e mjeteve të pakthyeshme për bujqit. Dëshiroj që diçka të tillë të fillohet vitin e ardhshëm në komunën tonë. Ky ka qenë takimi i parë dhe shpresoj që do të kemi mundësi që më afër të njoftohemi me të gjitha ato projekte dhe se zotëria Allesiq të ofroj përvoajt, mirëpo edhe përvojat nga komuna e tij, në mënyrë që ato t`i sjellim në komunën tonë dhe me subvensionimin e bujqësisë të hapin vende të reja të punës për qytetarët tonë”, ka thënë Kamberi.
Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues











