Bujanoc – Oda Ekonomike e Serbisë (OES) ka zgjedhur Lulzim Rashitin për përfaqësues të saj në Bujanoc. Rashiti në profilin e tij në Facebook ka shkruar se do të jetë i angazhuar për organizimin e ndërmarrjeve në komunën e Bujanocit për qëllim të avansimit të bashkëpunimit të ndërsjelltë dhe shfaqjes së tyre në tregun rajonal.
Bujanoc – Oda Ekonomike e Serbisë (OES) ka zgjedhur Lulzim Rashitin për përfaqësues të saj në Bujanoc.
Rashiti në profilin e tij në Facebook ka shkruar se do të jetë i angazhuar për organizimin e ndërmarrjeve në komunën e Bujanocit për qëllim të avansimit të bashkëpunimit të ndërsjelltë dhe shfaqjes së tyre në tregun rajonal.
„Kjo në mënyrë shtesë do të hap dyert e biznesit në koordinimin dhe krijimin e hapësirës së re për aktivitetet ekonomike në këtë territor. Do të mundësohet promovimi i potencialeve egzistuese dhe vendosjen e rrjetit vendor dhe të huaj për bashkëpunim. Në këtë mënyrë do të përmirësohet kushtet për pjesëmarrje të kompanive në panairet dhe edukime, përmes punës së përbashkët në realizimin e rezultateve të përgjithshme”, ka porositur Rashiti.
Ai ka faleminderuar kryetarin e komunës së Bujanocit Shaip Kamberin dhe bashkëpunëtorët e tij në përkrahjen pa rezerv dhe ka ftuar të gjithë përfaqësuesit e kompanive të këtij territory në bashkëpunimin e drejtëpërdrejt.
Marko çadezh, kryetar i OES-it, në fund të vitit të kaluar kishte paralajmruar hapjen e zyrës së OES-it në Bujanoc.
Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues











