01.01.2026.

LOPA MË E MIRË E NEXHMEDIN IDRIZIT NGA BILAÇI

  • In Lajme
  • 3. October 2016.
  • 52 Views
LOPA MË E MIRË E NEXHMEDIN IDRIZIT NGA BILAÇI

Bujanoc, Levosojë – Gjedhi i Nexhmedin Idrizit nga Bilaçi është fituesi apsolut i Panairit të dytë të gjedheve të racës simentale, i cili është mbajtur në stadiumin e Levosojës. Atij i ka takuar çmimi prej 30.000 dinarëve.

Bujanoc, Levosojë – Gjedhi i Nexhmedin Idrizit nga Bilaçi është fituesi apsolut i Panairit të dytë të gjedheve të racës simentale, i cili është mbajtur në stadiumin e Levosojës. Atij i ka takuar çmimi prej 30.000 dinarëve.

Kanë garuar 79 frymë. Prej 1.666 gjedheve të amëzuara dhe 431 mëshqerave, të cilat pas pas pjelljes do të subvensionohen, 79 prej tyre nga komisioni kompetent kanë defiluar pranë anëtarëve të jurisë profesionale.

Për herë të parë në ekspozitë janë shfaqur edhe dhitë e amëzuara të racës “aplina”, nga tri amviseritë dhe deleve “virtemberg” nga 12 amviseritë në komunën e Bujanocit.

Kamberi dhe Millkoviq kanë dëshiruar mirëseardhjen dhe kanë paralajmruar investime më të mëdha në bujqësi.

Duke hapur ekspozitën e këtij viti, të cilën e mbulon komuna e Bujanocit, kryetari i komunës Shaip Kamberi, ka uruar Stacionin Veterinarik në Bujanoc për organizimin e manifestimit dhe u ka dëshiruar ekspozuesve, blegëtorëve dhe të gjithë bujqëve që vetqeverisja lokale do të rrisë aktivitetet në përmirësimin e kushteve për t`u marrë me këtë veprimtari.
 

„Është e sigurtë që do të trokasim në çdo deri. Për këtë do të na ndihmojnë edhe dy deputetet popullor në Kuvendin e Serbisë të cilët përfaqësojnë pjesën tonë. Planifikojmë që për vitin e ardhshëm të dyfishojmë buxhetin për bujqësi dhe kështu t`i ndihmojmë të gjithëve të cilët dëshirojnë që të mirren me këtë punë”, ka thënë Kamberi, duke iu dëshiruar secilit “që të avansojnë punën e tyre në amviseri”.

Drejtori i Stacionit Veterinarik në Bujanoc, Miodrag Millkoviq, ka faleminderuar të gjithë pjesëmarrësit në interesimin e treguar për ekspozitë.
 

 Në mes të tjerash, faleminderoj kryetarin e Trupit Koordinues, dr Zoran Stankoviqin, për përkrahjen e cila zgjatë 14 vite të plota dhe ndihmën në subvensionimin e mbarësimit artificial të gjedheve, deleve dhe dhive. Deri më tani 478 amviseri kanë arritur kushtet për fitimin e subvensioneve për frymë të amëzuar. Shpresoj që manifestimin tonë në vitin e ardhshëm ta zgjerojmë edhe në komunën e Preshevës”, ka thënë Millkoviq.

Në ekspozitën e dytë të racës simentale në Levosoj të Bujanocit, kanë marrë pjesë edhe anëtarët  e Këshillit për Bujqësi, Pyll dhe Ujëra të Kuvendit Kombëtar të Serbisë, në krye me kryetarin Marjan Ristiçeviqin.

Dje në Bujanoc këshilli ka mbajtur mbledhjen e pestë të tij në të cilën është biseduar rreth blegëtorisë, pemtarisë, perimeve dhe zhvillimin rural.

Burimi: Bujanvaçke dhe Trupi Koordinues

 

Pogledajte još

Najnovije

Arhiva članaka