Pas nënshkrimit të Marrëveshjes për kyqjen e përfaqësuesve shqipëtarë, më 15 prill 2009, në Beograd është mbajtur seanca e parë e përbërjes së ngushtë të Trupit Koordinues të Qeverisë së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Seanca është kryesuar nga ministri i pushtetit lokal dhe i vetëqeverisjes lokale e njëherit edhe kryetarë i Trupit Koordinues Milan Markoviq si dhe zëvendësit të tijë kryetarit të komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi.
READ MOREPërmes programit të USAID-it i cili zbatohet në komunat e Serbisë Jugore, vitin e kaluar ndihmë prej 195.000 dolarëve kanë marrë 14 sipërmarrje të vogla të cilat merren me prodhimet ushqimore dhe me shërbime të cilat kanë të punësuar 121 punëtorë. Fjala është për sipërmarrjet nga Presheva dhe Bujanoci.
READ MORERegjistrimi i të qvendosurve të cilët janë të interesuar të kthehen në Kosovë do të organizohet në katër qendra kolektive në Bujanoc gjatë muajit maj, deklaroi përfaqësuesi i komesariatit republikan për të qvendosurit në Bujanoc Sinisha Kovaqeviq.
READ MOREAmbasadori i SHBA-së në Beograd, Camerun Munter deklaroi për ,,Fonet’’ se qeveria e tijë mbështetë nënshkrimin e Marrëveshjes mbi rekonstruimin e Trupit Koordinues për Serbinë Jugore.
-Ne konsiderojmë që kjo marrëveshje është një shprehje e mirë e vullnetit të popullit Shqipëtarë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë- deklaroi Munter.- Marrëveshja paraqet një hapë të rëndësishëm i cili do të ndihmojë që qytetarët e kësaj treve të integrohen në punën e Trupit Koordinues dhe të bashkëpunojnë edhe më tepër.
READ MORETakimi i parë i Trupit të ri Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë duhet të mbahet gjatë kësajë jave, pasiqë javën e kaluar u nënshkrua marrëveshja rreth rekonstruksionit të Trupit Koordinues ku pas dy vitesh kyqen edhe përfaqësuesit e partive politike të shqipëtarëve nga Jugu i Serbisë.
READ MOREVranjë- Ministresha e PIN-it, Verica Kalanoviq konsideron që shteti duhet të investoj më tepër në Serbinë jugore, mirëpo për këtë duhet një inisiativë më e madhe e pushteteve lokale.
READ MOREBEOGRAD, 27 mars 2009- Ministri për administratë shtetërore dhe vetëadministratë lokale e njëherit edhe kryetarë i Trupit Koordinues pranë Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, Milan Markoviq, deputeti popullorë në Kuvendin Popullorë të Republikës së Serbisë, Riza Halimi si dhe Kryeshefi i OSBE-së në Serbi, ambasadori Hans Ola Urstad, nënshkruan Marrëveshjen mbi principet e rekonstruimit të Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoci dhe Medvegjë.
READ MORENesër, më 27 mars, ministri i për administratë shtetërore dhe vetëadministratë lokale e njëherit edhe kryetarë i Trupit Koordinues pranë Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, Milan Markoviq, deputeti popullorë në Kuvendin Popullorë të Republikës së Serbisë, Riza Halimi si dhe Kryeshefi i OSBE-së në Serbi, ambasadori Hans Ola Urstad, do të nënshkruajnë Marrëveshjen mbi principet e rekonstruimit të Trupit Koordinues për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.
READ MORENë muajtë e parë të këtij viti, fabrika e konstruksionit të kornizave në Preshevë përparësi i ka dhënë prodhimit eksportues, mirëpo kanë prodhuar edhe geshtele si dhe shtretër për tregun vendorë. Në këtë periudhë në përgjithësi janë prodhuar geshtele për kërkesat e fabrikës së ,,SIMPO-s’’ (fabrika preshevare është pjesë e ,,SIMPO-s’’), si dhe pabrikën e shtretërve në Bujanoc.
READ MOREMinisti i bujqësisë, pylltarisë dhe i ekonomisë së ujërave, Sasha Dragin dhe drejtori i Shërbimit të Trupit Koordinues, Nenad Gjurgjeviq, vizituan më 17 mars Bujanocin me q’rast dhuruan donacione në fidane për distribucion të mëtutjeshëm për komunat e Bujanocit, Medvegjës dhe Preshevës.
READ MORENdërtimi i Koridorit 10, investimet në infrastrukturë në 40 komunat më të pazhvilluara, dhe mbështetja e industrisë automobilistike në Kragujevc, janë tri projektet më të rëndësishme këtë vit ku përmes Planit Nacional Investitorë do të finansohet me rreth 8,2 miliardë dinarë.
READ MOREKomuna e Bujanocit ka formuar Këshillin ekonomik, të cilin e përbëjnë përfaqësuesit e qeverisë lokale. Këshilli ekonomik ka 16 anëtarë, mirëpo kryetari ende nuk është zgjedhur.
READ MORE