Burimi: Tanjug, RTS / Kryetari i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, tha që problemi i pllakës përkujtimore në Preshevë, do të zgjidhet në mënyrë të qetë dhe të civilizuar.
READ MORE„Nuk dua të komentoj për mbledhjen e këshillëtarëve shqiptarë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës“, ka thënë Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Ai shtoi se është e domosdoshme të respektohet marrëveshja e arritur në takimin e mbajtur në Zyren e OSBE-së në Bujanoc, i cili pranë të tjerave përfshin edhe mundësinë e vazhdimit të dialogut.
READ MORE
Seanca e rregulltë e presidencës së Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë do të mbahet sot në ora 13:00 në Bujanoc. Në seancë në mes të tjerëve do të marrë pjesë edhe kryetari i Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq, kryetarët e komunave, Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, të cilët njëherit janë edhe nënkryetarë të këtij organi. Në seancë do të diskutohet për raportin mbi punën në vitin 2012 dhe për aktivitetet e planifikuara për këtë vit.
READ MOREBurimi: Pregled / Bujanoc – Për 130 punëtorët e “Megal-it” ky vit është një vit premtues. Para se gjithash atyre fabrika u ka kompenzuar pagat e papaguara, derisa para tri vite ndërmarrja atyre u ka pasur borxh 15 paga. Më përkrahjen e Fondit për zhvillim, deri në fund të vitit të kaluar, borxhi u është kthyer gati në tërësi.
READ MORE(Tanjug) Kryetari i Trupit Koordinues i Qeverisë së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc, dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, pret që problemi i lapidarit të luftëtarëve të së ashtuquajturës Ushtri Çlirimtare për PMB, të zgjidhet në mënyrë paqësore dhe dinjitoze dhe kërkon që të jetë i ftuar në seancën e përbashkët parlamentare të të tri komunave, e cila është paralajmëruar se do të mbahet të shtunën.
READ MORETrupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Sërbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë bën të ditur që në publik është nxitur një tension me deklaratat nxitëse e kërcënuese të ish pjesëtarëve të „Ushtrisë çlirimtare PBM“.
READ MOREShërbimi i Trupit Koordinues ka analizuar punën dhe rezultatet në vitin 2012 dhe ka përgatitur propozim planin e aktiviteteve për vitin e ardhshëm. Këtë vit, për herë të parë janë siguruar mjetet e pakthyeshme për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe dyqaneve të produkteve bujqësore. Shtatë ndërmarrje nga Bujanoci, pesë nga Presheva dhe tri nga Medvegja kanë marrë sëbashku 40 milionë dinarë. Është kryer faza e parë e ndërtimit në njësinë e maternitetit në Preshevë dhe është caktuar lokacioni për ndërtesën e paraleles së fakultetit Ekonomik nga Subotica në Bujanoc.
READ MOREBurimi: Blic / Ndërrmarrja për prodhimin e pjesëve për nxemje (bojlerëve) “Megal” nga Bujanoci, gjatë pesë ditëve të fundit të këtij viti, në përgjithësi do të plotësojë programin e prodhimit edhe për blerësit në vend edhe jashtë vendit dhe do të transportojë edhe sasinë e fundit të kontraktuar të bojlerëve. “Megal” relativisht shpejt, u rimëkëmb me ndihmën e kredit nga Fondi për zhvillim. Për vitin 2013 është planifikuar për 20% më shumë prodhim.
READ MOREMinistria e mbrojtjes ka hapur konkurs për pranimin e më shumë se 4.000 ushtarëve profesional të rinjë dhe të reja në njësitet e Ushtrisë së Sërbis në njëzet vende në Sërbi. Kërkohen artilerist, këmbësorist,inxhinier dhe ushtarë profesional për shërbimet teknike, për shërbimet e telekomunikacionit dhe komunikacionit, theksohet në tekstin e konkursit të shpallur në Web faqen e Ministrisë së Mbrojtjes.
READ MOREPas 15 vjetëve Presheva përsëri do të ketë njësinë e maternitetit. Shënimit të 12 vjetorit te ekzistimit të Trupit Koordinues i parapriu përfundimi i fazës së parë të punimeve ndërtimore në njësinë e maternitetit në Preshevë. Rikonstruktimi i ndërtesës së njësisë së maternitetit në kuadër të Shtëpisë së shëndetit në Preshevë, ka filluar para më shumë se një viti, rreth 95% e punimeve ndërtimore në fazën e parë është përfunduar.
READ MORETrupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Sërbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, festoi 12 vjetorin e themelimit. Musafirëve në objektin e Banjës së Bujanocit iu është prezentuar filmi dokumentar mbi punën e këtij organi të Qeverisë. Dhënia e bursave për nxënësit e shkollave të mesme dhe studentëve, shkolla e gjuhës serbe për te rinjët shqiptarë, hapja e paraleles së Fakultetit ekonomik në Bujanoc, hapja e Fakultetit ekonomik dhe juridik në Medvegjë…
READ MOREJu ftojmë që të hënën më 17. dhjetorë të përcjellni ngjarjet me rastin e përfundimit të punëve ndërtimore në repartin e maternitetit në qendrën shëndetësore në Preshevë, me fillim nga ora 12:00. Në vizitën e maternitetit do të jetë i pranishëm kryetari I Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, sekretari shtetërorë në Ministrinë e shëndetësisë, Simo Vukoviq, përfaqësuesi i bashkësisë ndërkombëtare, kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa dhe Bujar Zylfiu – drejtor i shtëpisë së shëndetit në Preshevë, te cilët me këtë rastë do të japin intervistë për medija.
Agenda
READ MORE