Vranjë – Qendra rajonale Connection nga Vlladiçin Hani është zgjedhur nga Zyra për Integrime Europiane si njëra ndër 13 shembujt të praksës më të mirë ndërkufitare në dy vitet e fundit në Republikën e Serbisë.
Sipas fjalëve të Tatjana Paniq Zhivkoviqit, bartëse e projektit, kriteret sipas të cilave projektet janë vlerësuar përfshijnë: ndikimin e projektit, qëndrueshmërisë së rezultateve dhe krijimit të partneritetit, dukshmërisë, relevantietit për territorin, efektet ndërkufitare, ndikimi i theksuar në target grupin, bashkëpunimi në mes sektorëve dhe bashkëpunimi me sektrorin publik dhe civil.
READ MOREPunëtoria mbi buxhetimin programor është mbajtur në Vrajë, ku ka mbledhur përfaqësuesit e qyteteve dhe komunave nga jugu i Serbisë, të cilët kanë biseduar rreth zbatimin të këtij lloji të krijimit të buxhetit në nivelin lokal për vitin 2015.
Buxhetimi programor nënkupton vendosjen e mënyrës së re të planifikimit dhe radhitjes së mjeteve buxhetore. Praktikisht, tash do të jetë e mundur të matet se sa kushtojnë zgjidhjet e ofruara të ndonjë problem, çka deri më tani nuk ka pasur rast.
Sipas të fjalëve të Dragan Spiriqit, ndihmësit të kryetarit të Vrajës në fushën e finansimit, vetqeverisjet lokale së shpejti do të kenë gati udhëzime dhe modelet të krijimit të plan programit buxhetor për vitin 2015-
Burimi: OK Radio dhe Trupi Koordinues
READ MORENish – Universiteti për Shkencë dhe Teknologji nga qyeteti norvegjez Trondëhajm ka shpallur konkurs për bursa studimi në semestrin pranveror të vitit 2015.
Të drejtë për të konkuruar për bursë kanë studentët nga Serbisa të cilët studiojnë në fakultetin e Elektros, Maqinerisë, Ekonomisë, Mjeksisë apo Fakultetin e Mbrojtjes në Punë.
READ MOREVrajë – Dje, në Vrajë është mbajtur punëtoria rajonale rreth programit të buxhetimit, e cila i bashkoi përfaqësuesit e qyteteve dhe komunave nga rrethi i Pçinjës, Jabllanicës dhe Topllicës. Në emër të Konferencës së Përhershme të qyteteve dhe komunave, e cila ishte organizatore e kësaj ngjarjeje, të pranishmit i përshëndeti Dunja Naiq, sekretare e Këshillit për Financa. Ajo ka folur rreth rolit të SKGO në përgaditjen e programit të buxhetit dhe ndihmës të njësive të vetqeverisjeve lokale përmes programit ,,Exchange 4″, të cilin e financon Bashkimi Europian.
READ MOREBeograd – Ministresha e administratës shtetërore, Kori Udoviçki ka njoftuar se së shpejti do të miratohen ndryshimet e ligjeve të cilët do të mundësojnë pjesëmarrje vetqeverisjeve lokale në integrimet europiane dhe profesionalizimin e vetqeverisjeve lokale.
“Ligji për ndryshimet dhe plotësimet të Ligjit për Vetqeverisje Lokale, së shpejt do të përfundohet dhe me këtë do t`iu mundësohet vetqeverisjeve lokale përcjelljen e integrimeve europiane dhe të marrin pjesë në to“, ka thënë Udoviçki në konferencën për vendosjen e zyrave dhe zyrtarëve për UE në vetqeverisjet lokale, duke theksuar se ndryshime të tilla në vetqeverisje nuk do të çojnë në punësime të reja.
READ MOREAs pas afatit të dytë të regjistrimit në Universitetin e Nishit, vendet e lira në shumicën e fakulteteve nuk është mbushur, kështu që në disa prej tyre është organizuar afati tretë për regjistrim.
Paraqitja për afatin e tretë për regjistrim fillon të premten më 26 tetor, në Fakultetin e Drejtësisë në Nish, në të cilin ka edhe 119 vende me vetëfinansim dhe 26 vende tjera në paralelen e Medvegjës.
READ MORENë fillim të gushtit janë përfunduar punimet ndërtuese të parkut të kombinuar sportiv për fëmij në Bujanoc, në kuadër të projektit „Zhvillimi i infrastrukturës në vendbanimet rome në jugun e Serbisë“. Qëllimi kryesor i këtij projekti ka qenë përmirësimi i infrastrukturës sociale dhe krijimi i kushteve më të mira për jetesë në vendbanimet rome në jugun e Serbisë. Në vendbanimin „Morava 76“ në Bujanoc, nuk ka egzistuar asnjë hapësir e sigurtë për të lozur fëmijët, me këtë ndërtim të parkut është kontribuar në përmirësimin e interaksionit social në mes banorëve të këtij vendbanimi dhe gjithë komunitetit, posaçërisht në mes të rinjëve dhe fëmijëve.
Në vendbanimin “Morava 76” është ndërtuar parku për fëmijë me paisje për të lozur fëmijët, ulëse, ndriçim dhe asfalltimi i mini terrenit për futboll dhe basketboll, e cila vlerë arrinë në 2.047.475,66 dinarë. Realizimin i aktiviteteve projektuese e kanë finansuar Fondacioni „Karitas Luxemburg“, me 71,43% dhe komuna e Bujanocit me një shumë prej 28,57% nga vlera e përgjithshme e projektit. Gjithë paisjet e vendosura përmbushin kërkesat e standarteve relevante për parkun e lojwrave.
Burimi: Fondacioni „Karitas Luxemburg“ dhe Trupi Koordinues
READ MOREDoganierët në pikën kufitare në Preshevë, kanë ndaluar tentim kontrabandimin e më shumë se 50.000 eurove të cilat një famijle prej tre anëtarësh kishte tentuar t`i kaloj përmes kufirit.
Në kontrollën e detajuar të automobilit „BMË X5” me targa sllovene, të cilin e kishte drejtuar shtetasi kroat i nacionalitetit shqiptar, në përcjellje të prindërve, në realicionin Kroaci – Maqedoni, doganierët kanë gjetur gjithsej 83.100 euro.
READ MOREAmbasada e Malezisë ka pasur kënaqësinë që të prezantohet në Shkollën Fillore „Gornja Jabllanica“ dhe t`i dhuroj paisjet kompjuterike në vlerë prej 300.000 dinarëve, e cila është porositur sipas listës të cilën e përpiluar shkolla. Mjetet për donacion janë mbledhur në pazarin e bamirësisë së Malezisë, manifestim tradicional i bamirësisë të cilën Ambasada e Malezisë e organizon për tre vite rradhazi. SHF “Gornja Jabllanica“ është shkolla e dytë e cila këtë vit ka pranuar donacion nga mjetet e mbledhura në këtë manifestim bamirës.
READ MOREAgjensioni për Privatizim më 15 gusht, ka shpallë ftesën për mbledhjen e letrave për të interesuarit për privatizim të më shumë se 60 mediave në Serbi, në mes të cilave është edhe Radio Leskocit, RTV Vranja dhe Radio Medvegja.
Ftesa është shpallë në bazë të Ligjit të ri për Informim Publik, në të cilin është paraparë që të gjitha mediat, përveç shërbimeve publike të RTS dhe RTV, të privatizohen deri në korrik të vitit 2015.
READ MORENish – Trevjeçarja A.J, nga Presheva, e cila para disa ditëve ka rënë në kazan me ujë të nxehtë, po shërohet me sukses në Klinikën për Fëmijë në Nish. Ajo ka marrë lëndime të gjëra, mirëpo jo të thella. Për dallim nga ajo, dyvjeçari A.E, nga Bujanoci, do të duhej që t’i bëhet transplantimi i lëkurës në kofshën e majtë të sipërme.
Millan Bojanoviq, kryeshefi i Bllokut Operativ në klinikë, apelon prindërit që të kushtojnë rëndësi fëmijëve të kësaj moshe, derisa është sezoni i përgaditjes së turshisë. Voglushja ka rënë në kazan me ujë nxehtë, mirëpo për fat, prindërit e saj menjëherë kanë mbështjellë djegien me ujë të ftohtë. Me këtë janë shmangur pasojat e rënda.
“Vajza ka ecur mbrapsht dhe ka rënë në kazan. Djegiet kanë kapur një të katërtën e trupit, Vlerësimet janë se nuk ka nevoj të operohet, mirëpo vendimin do ta marrim sot”, ka thënë kryeshefi Bojanoviq.
Djali nga Bujanoci është lagur me ujë në të cilin janë zier makaronat. Ka djegie në shpatull dhe në duar, mirëpo më e rrezikuar është kofsha e majtë.
Mjeku këshillon që djegiet të pastrohen vetëm me ujë të ftohtë. Asnjë ilaç tjetër i “gjyshes” nuk vjen në konsideratë.
Burimi: OK Radio dhe Trupi Koordinues
READ MORE
Doganierët në afërsi të pikës kontrolluese me AP Kosovës dhe Metohisë kanë arritur që të ndalojnë kontrabandimin e 180 kg të mishit të ngrirë të pulës, të ardhur nga Amerika. Administrata doganore ka njoftuar se doganierët me një kontrollë të detajuar në rrugën Lluçan – Bujanoc, në bashkëpunim me pjesëtarët e xhandarmerisë, kanë vendosur që të ndalojnë automobilin e tipit „golf 2”, me targa të Bujanocit, të cilin e drejtonte shtetasi i Serbisë i nacionalitetit shqiptar. Vozitësi është pyetur se çka ka për të deklaruar për kontrollin e jashtzakonshëm doganor, është përgjigjur se ka „pak“ butka pule për nevoja të veta.
Pastaj është bërë kontrollë e detajuar e veturës, ku dhe është konstatuar se në automobil gjenden 12 pako nga 15 kilogram të mishit të ngrirë të pulës. Pakot me butka pule ishin të shpërndara në të gjithë automobilin në bagazh, në ulësen e fundit të mbuluara me batani, si dhe përpara ulesës së parë. Në pakot është parë se është mish i pulës i ardhur nga Amerika me afat të paskaduar.
Pas zbulimit të kësaj sasie, vozitësi ka deklaruar se mishin e kishte blerë në fshatin Dobrosin nga personi i panjohur, i cili këtë mall e kishte transportuar më parë me kamion nga fshati në fjalë. Për këtë sasi malli vozitësi nuk ka poseduar asnjë dokumentacion të duhur. Mishi menjëherë i’u është dorëzuar ispekcionit të veterinarisë dhe kundër 63 vjeçarit është nisur procedurë për kundërvatje.
Administrata doganore rikujton se në fund të shkurtit të këtij viti në pikën kufitare Gradina, një shtetas i Serbisë është ndaluar duke tentuar që nga Bullgaria të kontrabandojë 48 kilogram mish të cilin e kishte fshehur në rezervuarin për benzin, ndërsa vetura funksiononte me gaz.
Më askend në jug të Serbisë nuk e habit lajmi kur policia ndalon kontrabandues të mishit të pulës. Kontrabandimi i mishit nga Kosova dhe Metohia është bërë biznes serioz në vitin 2000, kur krahina është vendosur në protektorat të bashkësisë ndërkombëtare. Sipas rregullave, malli i cili më së shpeshti në Bujanoc arrin përmes malit në mes të Serbisë dhe Kosovës e Metohisë, ku kontrabanduesit kanë bërë rrugë të improvizuara. Mishi transportohet me furgona deri në Bujanoc, ku shkarkohet dhe pastaj vazhdohet të shpërndahet. Në këtë qytet çmimi me pakicë i mishit të pulës nga Kosova dhe Metohia është në mes të 1,2 dhe 1,4 eurove, çka është shumë më i vogël në dallim të çmimit të këtij mishi në Serbi, ndërsa pako prej 18 kilogramëve të mishit mesatarisht kushton 16 euro.
Rrjeti kontrabandues është jashtzakonisht mirë i zhvilluar, ndërsa sa është kjo punë fitimprurëse tregojn të dhënurat se në Kosovë dhe Metohi, mishi është deri në tri herë më i lirë në dallim në pjesët tjera të Serbisë, ku në një tur prej disa tonelatave kontrabanduesit ndajnë dhjetra mijëra euro. Në jug të Serbisë, në rrethin e Pçinjës, sipas njohurive jozyrtare, mesatarisht sekuestrohen rreth 16.000 kilogram mish pa deklarim të duhur. Më së shumti misht të kontrabanduar ka pasur në Bujanoc dhe rrethinë.
Të njoftuarit thonë se mishi i pulës në Kosovë dhe Metohi, vjen nga porti i Shqipërisë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa mishi i derrit dhe i lopës nga Argjentina dhe Brazili. Ky mish është bakterilogjikisht jo i rregullt, sepse shumë herë është ngrirë dhe shkrirë.
Sipas të dhënurave jozyrtare, Gjilani është qendra e tregëtisë ilegale. Në këtë qytetet të Kosovës, mishi pa deklarim arrin përmes portit të Malit të Zi. Nga atje përmes vijës poroze administrative transportohet në Serbi. Ndërsa nga kjo të gjithë përfitojnë mirë në zinxhirin kontrabandues. Zakonisht kjo është 5 përqind nga përqindja e mallit, por ka edhe nga ata të cilët punojnë për pagë prej 500 euro në muaj. Në punë janë të aktivizuar të gjithë – edhe shqiptarët edhe serbët, si dhe disa persona nga policia dhe nga shërbimi doganor.
Burimi: Vesti, Dnevnik dhe Trupi Koordinues
READ MORE