Delegacioni i UE-së në Serbi ka shpallur ftesë për propozimin e projekteve në kuadër të Instrumentit Europian për Demokraci dhe Drejta të Njeriut (EIDHR), për të cilën janë siguruar vlera e përgjithshme prej 1.750.000 euro. Projektet e miratuara do t’i ndahen grantet në vlerë prej 50.000 deri 300.000 euro.
READ MOREBujanoc – Drejtori i Stacionit Veterinarik në Bujanoc, Miodrag Millkoviq, ka thënë se është kryer spërkatja nga ajri e insekteve në territorin e komunës së Bujanocit, duke shtuar se në këtë territor vikendin e kaluar nuk ka pasur raste të reja të sëmundjes së lopëve apo “lëkurës së ënjtur”.
READ MORENë kuadër të projektit “Avansimi i revizionit në nivelin lokal për menaxhim më efikas të financave publike”, Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim ka shpallur konkurs për organizimin e shoqërisë civile në fushën e avansimit të bashkëpunimit në mes vetqeverisjeve lokale dhe sektorit civil dhe mediave.
READ MOREMedvegjë – Qendra për Zhvillimin e Rrethit të Jabllanicës dhe Pçinjës, përmes Zyrës për Zhvillim Ekonomik Lokal të Komunës së Medvegjës, ka mbajtur trajnimin për fillestarët në biznes dhe kështu ka lehtësuar realizimin e idesë biznesore për sipërmarrësit potencial dhe ka ofruar ndihmë qytetarëve rreth inkurajimeve për fillimin e biznesit personal.
READ MOREBujanoc – Në 36 orët e fundit të mbylljes së rrugës përshkak të punimeve në rikontruktuimin e pjesëve jugore të Koridorit 10, Bujanoc – Bukuroc dhe Vrajska Banjë – Ristovcë, të cilën në Serbi e kryen RZHD International, janë kryer punimet dhe pas kësaj komunikacioni do të zhvillohet pa pengesa gjatë muajit korrik dhe gusht përshkak të fillimit të qarkullimit të madh veror të udhëtarëve.
READ MOREBujanoc – Trupi Koordinues në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ministrinë për Administratë Shtetërore dhe Vetqeverisje Lokale ka organizuar takimin e tretë të punës në lidhje me asistencat humanitare të cilat do të realizohen në territorin e Rrethit të Pçinjës. Në takim është biseduar rreth lokacioneve në të cilat do të zbatohet ky askion, si dhe rreth pjesëmarrjes së kuadrit medicinal…
READ MOREJu ftojmë që të hënën, më 20 qershor, prej orës 11 deri në ora 12, të merrni pjesë në mbledhjen e tretë të punës e cila mbahet në sallën e vogël të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, Sheshi Karagjorgje Petroviq bb, të cilën mbledhje e organizon Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ministrinë për Administratë Shtetërore dhe Vetqeverisje Lokale.
READ MOREMedvegjë – Sëmundja e lëkurës së ënjtur, sëmundje virusale e cila sulmon lopët, është lajmëruar edhe në Rrethin e Jabllanicës, konkretisht në komunën e Medvegjës. Sipas fjalëve Nebojsha Arsiqit, kryetarit të komunës së Medvegjës, në vazhdë është seanca urgjente e këshillit komunal në të cilën vendoset…
READ MOREPreshevë, Bujanoc dhe Mevegjë – Në kuadër të programit “Të rinjët janë ligji”, shoqata Parlamenti Kombëtar, qendra për resurse e Ministrisë e Rinisë dhe Sportit për Rrethin e Jabllanicës dhe Pçinjës, në bashkëpunim me shoqatën “Velles” nga Vladiçin Hani dhe Zyra për të Rinj nga Vllasotinca, Vlladiçin Hani, Vraja dhe Tërgovishta, me përkrahje financiare të Ministrisë së Rinisë dhe Sportit të Republikës së Serbisë…
READ MOREAgjensioni për sipërmarrje të vogla dhe të mesme i Unionit Europian (EACME), ka shpallur ftesë të re publike në kuadër të programit të COSME-sit për subjektet juridike, në mënyrë që të avansohet qasja kompanive të mesme dhe të vogla në prokurorimet publike. Qëllimi ka qenë avansimi i pjesëmarrjes së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në tendere, veçanarisht në ato ndërkombëtare…
READ MOREBeograd – Komisioni Europian i ka miratuar Serbisë 50.000 doza të vaksinave kundër sëmundjes së lopëve “lëkurës së ënjtur”, ndërsa fillimi i vaksinimit të lopëve në territorin e Rrethit të Pçinjës i cili është shpallur si territor i infektuar ka filluar të hënën më 20 qershor, ka paralajmruar Dragan Gllamoçiq…
READ MORENovi Sad – Novi Sadi do t`i dërgoj Rrethit të Pçinjës, përkatësisht komunave Bujanoc, Preshevë dhe Bosilegrad, ndihma në luftën kundër dermatitisit, infektimit të rrezikshëm të sëmundjes së kafshëve e cila përhapet nga kafshimi i insekteve.
READ MORE