07.03.2026.

Archives




  • KONKURSI NDËRKOMBËTAR PËR EKO-FILM TË SHKURT “GRREN-GO”

    KONKURSI NDËRKOMBËTAR PËR EKO-FILM TË SHKURT “GRREN-GO”0

    „CEEweb for Biodiversity”, rrjeti i organizatave joqeveritare ekologjike nga Europa qendrore dhe lindore me seli në Budapest, ka shpallur konkurs për filmat e shkurtë në fushën e ekologjisë.

    Afati për paraqitje 31 tetor

    READ MORE
  • KANË FILLAUR PUNIMET PUBLIKE NË MEDVEGJË, LEBAN DHE VLLASOTINCË

    KANË FILLAUR PUNIMET PUBLIKE NË MEDVEGJË, LEBAN DHE VLLASOTINCË0

    Medvegjë, Leban, Vllasotincë – Filialja e Shërbimit Kombëtar për Punësim (NSZ) në Leskoc, këtë vit do të realizoj punët publike në bashkëpunim me tri vetqeverisje lokale në territorin e Rrethit të Jabllanicës, me atë të Medvegjës, Lebanit dhe Vllasotincës.

    READ MORE
  • KAZANI I ARTË I GEJZERIT NË BANJË TË SIJARINËS

    KAZANI I ARTË I GEJZERIT NË BANJË TË SIJARINËS0

    Medvegjë – Organizata e Peshkatarëve “Jabllanica e Epërme” në Medvegjë, në bashkëpunim me Organizatën Turistike të Medvegjës dhe Spitalin Specialistik për Rehabilitim “Gejzer” në Banjë të Sijarinës, për të gjashtën herë me radhë më 21 gusht, organizojnë Kazanin e Artë të Gejzerit.

    READ MORE
  • ËSHTË KRYER TURNEU I BASKETIT NË MEDVEGJË

    ËSHTË KRYER TURNEU I BASKETIT NË MEDVEGJË0

    Medvegjë – Në Medvegjë është kryer turneu i tretë me radhë në basket “Medvegja 2016”, i cili edhe këtë vit është organizuar nga Organizata Turistike e Medvegjës me përkrahjen e vetqeverisjes komunale.

    Në program kanë qenë ndeshjet gjysmëfinale dhe finale, si edhe gara në gjuajten e treshëve. Për ekipet më të mira dhe për basketbollistët do të sigurohen shpërblime të mira. Nata finale është ndjekur nga qindra shikues.

    Me përfundimin e garave janë ndarë shpërblimet për basketbollistët dhe ekipet më të mira. Si basketbollist më i mirë që ka gjuajtur treshe është zgjedhur Aleksandar Millenkoviq, pikëshënuesi më i mirë Nemanja Ceroviq dhe si basketbollist më i mirë në këtë turne është zgjedhur Jovan Rakiq.

    Ekipi i tretë i plasuar ka fituar kupë, medalje dhe maica, si edhe shpërblimin në të holla në vlerë prej 10.000 dinarëve, ekipi i dytë i plasuar përveç këtyre shpërblimeve ka marrë shpërblimin në të holla prej 15.000 dinarë, ndërsa ekipi “Mili i drugari” i cili ka marrë kupën si fitues i kësaj gare, por edhe medaljet, maicat dhe shpërblimin në të holla prej 20.000 dinarëve.

    Burimi: Info Qendra Jug dhe Trupi Koordinues 

    READ MORE
  • PAJAZITI: NUK KA KOMPROMIS PËR PUNËTORËT E PASJELLSHËM

    PAJAZITI: NUK KA KOMPROMIS PËR PUNËTORËT E PASJELLSHËM0

    Bujanoc –  “Çdo qytetar mund të ankohet për sjelljen e punëtorit në Administratën Komunale të Bujanocit. Po nëse konstatohet se ndonjë zyrtar sillet në mënyrë të pasjellshme ndaj palëve, nën nivelin që kërkohet nga ai, atëherë për atë nuk do të ketë asnjë mirëkuptim”, deklaroi Ismail Pajaziti, kryeshef i Administratës Komunale në Bujanoc.

     „Nuk do të tolerohet sjellje jo profesionale e të punuësuarve“, ka thënë ai.

    Pajaziti, i cili në qershor erdhi në pozitën e të kryeshefit të Administratës Komunale në Bujanoc, paralajmroi modernizimin e shërbimeve komunale.

    „Organizimi i administratës duhet t`i përgjigjet sfidave të kohës, çka kërkon ndryshime të përhershme të cilat i përcjell ligji dhe përshtatja me legjislacionin e UE-së. Unë, në periudhën e ardhshme do të punoj në atë që qytetarët të kenë administratë komunale efikase”, ka thënë Pajaziti.

    Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues  

    READ MORE
  • PËRVONEK: INVESTIME TË REJA NË VLERË PREJ 10 MILIONË EUROVE

    PËRVONEK: INVESTIME TË REJA NË VLERË PREJ 10 MILIONË EUROVE0

    Bujanoc, Përvonek – Nënkryetarja e Qeverisë, Zorana Mihajlloviq, ka marrë pjesë në fillimin e punimeve në ndërtimin e 3,7 kilometrave ujësjellsit nga akumulimit Përvonek deri në Vrajë, i cili do të zgjidh problemin që ishte me shumë dekada për ujësjellsin e Vrajës. Gypat e rinj në të cilat janë investuar 2,3 milion euro, do të kryehen në shkurt të vitit 2017, dhe do të sigurohet edhe furnizimin i rregulltë me ujë për qytetin e Vrajës.

    Projekti realizohet me  ndihmën e Bankës Zhvillimore të Gjermanisë KFW, përmes Programit të avansimit të infrastrukturës në komunat e mesme të Serbisë, të cilin e realizon Ministria e Ndërtimtarisë, Komunikacionit dhe Infrastrukturës. Në këtë ngjarje, përveç Zorana Mihajlloviqit, morrën pjesë edhe ambasadori i Gjermanisë në Serbi, Aksell Ditman dhe zyrtarët lokal dhe nga jugu i Serbisë.

    Realizuesi kryesor i punimeve është kompania SADE nga Gjermania, ndërsa nënkontraktues Trejs PZP Vranje. Përmes projekteve të filluara dhe të planifikuara me KFË, në infrastrukturën komunale në Vrajë do të investohen rreth 30 milion euro.

    Burimi: Info Plus, Bujanovaçke, OK Radio dhe Trupi Koordinues

    READ MORE
  • KONKURSI I PESTË PËR PRODHIMIN E IDEVE TË PASTËRTA

    KONKURSI I PESTË PËR PRODHIMIN E IDEVE TË PASTËRTA0

    Beograd – NLB Banka Beograd për të pestën herë shpallë konkurs për zgjedhjen e projektit më të mirë të prodhimit organik dhe përpunimit të ushqimit. Qëllimi i konkursit është ofrimi i ndihmës dhe përkrahjes së zhvillimit të prodhimit organik dhe përpunimit të ushqimit në Serbi, kontributi në promovimin e tij dhe inkurajimi i prodhuesëve dhe përpunuesëve të rinj dhe egzistues, që të pasurojnë njohuritë e tyre dhe të rrisin mundësitë e zgjërimit të prodhimit dhe përpunimit të ushimeve organike.

    READ MORE
  • MITROVIQ KA DHËNË BETIMIN NË KUVEND

    MITROVIQ KA DHËNË BETIMIN NË KUVEND0

    Bujanoc, Beograd – Nenad Mitroviq, deputet popullor nga lista e PPS, dje dha betimin në Kuvendin e Serbisë.

    Në karierën e tij të pasur, mandati të cilin e fitoi në zgjedhjet e 24 prillit, është mandati katërt në parlament. Mitroviq më herët ka deklaruar se si deputet do të përpiqet për të mirën e Bujanocit.

    Bujanoci, përveç Mitroviqit, ka edhe një deputet popullor në Kuvendin e Serbisë, Fatmir Hasanin nga radhët e PVD-ës.

    Përveç Mitroviqit dhe Hasanit, deputetë në Kuvendin e Serbisë nga Rrethi i Pçinjës janë Sllavica Bulatoviq (PPS) dhe Ivica dhe Novica Tonçev (PSS).

    Burimi: Jugpres, OK Radio dhe Trupi Koordinues

    READ MORE